"Slemi i gjashtë mbretërve": Alkaraz dhe Siner përsëri për shpërblimin prej gjashtë milionë dollarë
- Tenistët më të mirë në botë, spanjolli Karlos Alkaraz dhe italiani Janik Siner, do të luajnë për të dytin vit radhazi për shpërblimin prej gjashtë milionë dollarë në turneun ekzibicionist "Slam i gjashtë mbretërve" në Riad.
Riad, 17 tetor 2025 (MIA) - Tenistët më të mirë në botë, spanjolli Karlos Alkaraz dhe italiani Janik Siner, do të luajnë për të dytin vit radhazi për shpërblimin prej gjashtë milionë dollarë në turneun ekzibicionist "Slemi i gjashtë mbretërve" në Riad.
Siner e mposhti Alkarazin 6-7 (5), 6-3, 6-3 në finalen e edicionit inaugurues të turneut të vitit të kaluar për të fituar çmimin më të madh në historinë e tenisit.
Alkaraz të shtunën do të ketë një shans për revansh ndaj italianit, pasi të dy i mposhtën lehtësisht kundërshtarët e tyre me rezultate identike në gjysmëfinalet e djeshme.
Karlos Alkasaz e fitoi amerikanin Tejlor Fric me 6-4, 6-2, e më pas Janik Siner bëri të njëjtën gjë me Novak Gjokoviqin. ls/
Foto: EPA