• e premte, 05 dhjetor 2025

SKFM kërkon të anulohet shpallja për punësime të reja në M-NAV dhe të respektohet marrëveshja, në të kundërtën do ta riaktivizojë vendimin për grevë

SKFM kërkon të anulohet shpallja për punësime të reja në M-NAV dhe të respektohet marrëveshja, në të kundërtën do ta riaktivizojë vendimin për grevë

Shkup, 19 qershor 2025 (MIA) - Sindikata e Kontrollorëve të Fluturimeve të Maqedonisë SKFM në një njoftim drejtuar menaxhmentit të M-NAV kërkon të anulohet shpallja e fundit për punësime të reja dhe t'i respektojë obligimet e Marrëveshjes së vitit të kaluar, e cila ishte bazë për pezullimin e vendimit të atëhershëm për grevë. Ata bëjnë thirrje që më së voni deri në fund të këtij muaji të zbatohen urgjentisht pikat e paplotësuara të Marrëveshjes, ndërsa në të kundërtën paralajmërojnë riaktivizimin e grevës në datën 10 të muajit të ardhshëm.

Një njoftimin e BD të M-NAV, siç informuan sot për MIA-n nga Sindikata, citohet se gjendja në M-NAV është përkeqësuar, si pasojë e prishjes serioze të marrëdhënieve ndërpersonale, proceseve të bllokuara të prokurimeve publike, tranzicionit të pasuksesshëm i sistemeve të reja teknike, shkeljes së dispozitave nga Marrëveshja kolektive, fshehtësi dhe ndryshime të pabaza në sistematizim, hapje të pozitave jothelbësore të punës dhe risistemim pa respektimin e akteve të kompanisë ndaj menaxhmentit, si dhe mosrespektimin e pikave të Marrëveshjes mes M-NAV dhe SKF nga 13.07.2023 e cila ishte bazë për pezullimin e grevës.

Në njoftimin e dorëzuar në datën 16 të këtij muaji, sindikata reagon edhe për njoftimin e publikuar së fundmi për punësime të reja në M-NAV, të cilin e vlerëson si "mos plotësimin e nevojave reale, urgjente dhe thelbësore të kompanisë". Kërkon anulimin e konkursit, dhe plotësimi eventual i vendeve të punës të bëhet përmes rishpërndarjes së punonjësve ekzistues në M-NAV përmes një shpallje të brendshme ose duke u shtuar detyrat e punës punonjësve të angazhuar në mënyrë të pamjaftueshme, si dhe riorganizime të departamenteve dhe rishpërndarje racionale të stafit ekzistues.

Sipas Sindikatës, në kushtet kur ka rritje rekord të fluturimeve të aeroplanëve, sistemi teknik i vjetëruar është në gjendje kritike dhe mund të dështojë në çdo moment, ka mungesë të stafit inxhinierik dhe për këtë, thonë ata, nuk po realizohen projektet që duhet të kishin përfunduar shumë kohë më parë. Ata theksojnë gjithashtu se ka mungesë të kontrollorëve të trafikut ajror, të cilët në korrelacion me një sistem të ri që menaxhmenti nuk ka arritur ta vërë në funksionim, mund të rrisë kapacitetin e aeroplanëve të servisuar deri në 50 për qind. Sindikata reagon gjithashtu se nuk është realizuar asnjë projekt i vetëm infrastrukturor, nuk është përgatitur ende analiza funksionale e kompanisë, e cila do ta vendoste atë në baza të qëndrueshme për funksionim të mëtejshëm afatgjatë dhe se prej më shumë se nëntë muajsh nuk ka asnjë agjenci sigurie të angazhuar në kushtet kur ka rritje rekord të fluturimeve të aeroplanëve. sa/

foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR