• e diel, 07 dhjetor 2025

Skenderovski jep dorëheqje, Iseni trajner i ri i reprezentacionit të Maqedonisë në futsall

Skenderovski jep dorëheqje, Iseni trajner i ri i reprezentacionit të Maqedonisë në futsall

Shkup, 25 gusht 2025 (MIA) - Bordi drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) pranoi sot dorëheqjen e Vasko Skenderovskit nga pozicioni i trajnerit kryesor të reprezentacionit të Maqedonisë në futsall dhe emëroi Gazmend Isenin si pasardhës të tij.

“Federata e Futbollit e Maqedonisë e falënderoi udhëheqësin shumëvjeçar të ekipit të futsallit, Skenderovskin për kontributin dhe përkushtimin e tij në zhvillimin e futsallit në Maqedoni”, njofton Shtëpia e futbollit.

Iseni është trajner i kampionit aktual të Maqedonisë dhe fituesit të Kupës, Forca 2015, kurse vitet e fundit ai ishte pjesë e shtabit të ekspertëve në reprezentacionin A të futsallit.

Iseni këtë javë pret ndeshjen me "Forca 2015" të Kumanovës në kualifikimet e Ligës së kampionëve. ls/ 

Foto: FFM

 

QËNDRONI TË LIDHUR