• e premte, 05 korrik 2024

Skaloni: Dua të shikoj se kombëtarja e Argjentinës i takon çdo argjentinasi

Skaloni: Dua të shikoj se kombëtarja e Argjentinës i takon çdo argjentinasi

Buenos Ajres, 22 mars 2023 (MIA) - Selektori i kombëtares së Argjentinës, Lionel Skaloni ka folur për raportin me tifozët e ekipit kombëtar.

"Dua të shikoj që kombëtarja e Argjentinës i takon çdo argjentinasi. Në ndeshje vijnë me gëzim dhe entuziazëm të tillë, si për herë të parë. Më pëlqen që tifozët shikojnë se çdo lojtar është një prej tyre, skuadra u takon të gjithëve. Për ata prej nesh që kemi pasur mundësi të jemi nëpër rrugët e Argjentinës, e vërteta është se kemi përjetuar gëzim të madh. Njerëzit janë të lumtur dhe na shikojnë si heronj. Dhe kjo na bën të lumtur, sepse u kemi dhënë arsye për gëzim që akoma ndjehet", deklaroi Skaloni për "TyC Sports“.  

Kombëtarja e Argjentinës e ka fituar Kampionatin botëror në Katar në vitin 2022. Argjentinasit tre herë e kanë fituar Botërorin. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR