• e martë, 12 nëntor 2024

Skaj Njuz: Kina ka hakuar sistemin e pagesave të Ministrisë britanike të Mbrojtjes

Skaj Njuz: Kina ka hakuar sistemin e pagesave të Ministrisë britanike të Mbrojtjes

Londër, 7 maj 2024 (MIA) - Portali britanik Skaj njuz sot njoftoi se qeveria kineze ka kryer disa sulme kibernetike ndaj sistemit të listës së pagave të Ministrisë britanike të Mbrojtjes, i cili përmban informacione private për personelin ushtarak.

Anëtarët e Dhomës së Ulët të Parlamentit britanik sot do të informohen për këtë incident. 

Deputeti i Partisë Konservative Tobijas Elvud deklaroi se Kina "me siguri kërkon dobësi financiare" tek personeli ushtarak për të marrë disa anëtarë që të bashkëpunojnë me Kinën në këmbim të parave.

"Në mënyrën më të vështirë mësojmë se si arti i luftës po ndryshon me shpejtësi me përparimin e teknologjisë. Mbrojtja e terrenit digjital tani është po aq e rëndësishme sa mbrojtja fizike. Ndërsa ky lloj sulmi kibernetik po ndodh në Britaninë e Madhe, mund të supozojmë se do të sulmohen edhe shtetet e tjera anëtare të NATO-s”, tha Elvudi.

Hetimi i Ministrisë së Mbrojtjes deri tani nuk ka treguar se është vjedhur disa të dhëna. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR