• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Situata në M-NAV nesër në mbledhje të Qeverisë

Situata në M-NAV nesër në mbledhje të Qeverisë

Shkup, 8 janar 2024 (MIA) - Qeveria nesër do të mbajë mbledhje në të cilin, siç u paralajmërua do të marrë vendime lidhur me situatën në M -NAV, përfshirë shkarkimin e gjithë udhëheqësisë dhe revizion të punës së deritashme, pasi javën e kaluar tetë persona u futën në zyrat e navigacionit në aeroportin në Shkup.

"Me iniciativë të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, në konsultim me ministren e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski konform situatës në M-NAV, në seancën e radhës të Qeverisë të caktuar për të martën 9 janar 2024, për zgjidhjen e situatës ekzistuese do të propozohet dhe do të merren disa vendime - e gjithë udhëheqësia dhe të gjithë anëtarët e Këshillit drejtues të shkarkohen; të hapet procedurë urgjente për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të udhëheqësisë dhe Këshillit drejtues në një proces publik, transparent dhe ligjor", thuhet në kumtesën e Qeverisë së datës 4 janar.

Do të thirren siç u bë e ditur ditë më parë, Prokuroria Themelore Publike, KSHPK, Enti shtetëror për revizion, Policia financiare dhe organet ndërkombëtare të kontrollit të trafikut ajror për të kryer revizion të plotë të funksionimit të deritashëm në M-NAV.

Për incidentin më 4 janar në M-NAV, Prokuroria Themelore Publike Shkup, siç kumtoi, ka hapur procedurë hetimore kundër tetë personave për të cilët ekziston dyshimi se si bashkëkryerës kanë kryer vepër penale – “Rrezikim të sigurisë së trafikut ajror sipas nenit 303 paragrafi 2 në lidhje me nenin 22 të Kodit penal”.

"Me veprimet e tyre ata rrezikuan sigurinë e trafikut ajror ndërkombëtar në kohën kur në hapësirën ajrore të vendit zhvilloheshin 28 fluturime nën kontrollin e M-NAV, me çka dyshohen se kanë kryer vepër penale për të cilën është paraparë dënim me burg të paktën prej pesë vitesh", thuhet në kumtesën e PTHP-së.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR