• e premte, 05 dhjetor 2025

Situata në Çernobil është sërish e qëndrueshme pas ndërprerjes së energjisë elektrike, pretendojnë autoritetet lokale ukrainase

Situata në Çernobil është sërish e qëndrueshme pas ndërprerjes së energjisë elektrike, pretendojnë autoritetet lokale ukrainase

 Kiev, 2 tetor 2025 (MIA) - Situata në centralin bërthamor të Çernobilit në veri të Ukrainës është sërish e qëndrueshme pas një ndërprerjeje të energjisë elektrike për shkak të një sulmi me dron rus, njoftuan sot autoritetet lokale.

Kievi zyrtar mbrëmë bëri të ditur se armata ruse me dron ka goditur një instalim elektrik në kompleksin e Çernobilit, duke e lënë objektin pa energji elektrike për disa orë.

Personat zyrtarë deklaruan se incidenti nuk rriti nivelet e rrezatimit në vendin e një prej katastrofave më të këqija bërthamore në botë në vitin 1986. 

"Furnizimi me energji elektrike është rikthyer dhe vendi po funksionon normalisht", konfirmoi administrata e Çernobilit, e cila rrethon termocentralin brenda një rrezeje prej 30 kilometra.

Çernobili, edhe pse formalisht nuk është në funksion, kërkon një furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike për të ftohur pjesë të termocentralit dhe për të monitoruar nivelet e rrezatimit, duke shmangur kështu një incident bërthamor. 

Armata ruse pushtoi Çernobilin në fillim të luftës në Ukrainë në vitin 2022 dhe u tërhoq vetëm pas disa javësh. 

 Një nga unazat mbrojtëse të centralit u godit në shkurt të këtij viti, duke shkaktuar një zjarr të vogël.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mbrëmë deklaroi se sulmet ruse ndaj centraleve bërthamore ukrainase përbënin një kërcënim global dhe se nevojiteshin "aksion i fortë" për t'iu kundërvënë atyre. 

Centrali bërthamor në Zaporozhje, gjithashtu, ka mbetur pa energji elektrike, që u shkyç  për më shumë se një javë, të cilin armata ruse  e sulmuar disa herë që nga fillimi i luftës. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR