Sistina e kërcënoi, Kedev u përgjigj: Kjo padi do të jetë mundësi që përfundimisht të shihet se çfarë po ndodhë në të vërtetë në shëndetësinë private
- Kardiologu Sashko Kedev sot theksoi se padia, që paraprakisht ia paralajmëroi Spitali klinik "Axhibadem Sistina", nëse nuk saktëson se në cilin spital privat po bëhet stentimi i panevojshëm për përfitim, do të jetë mundësi që përfundimisht të shihet se çfarë po ndodhë në të vërtetë në shëndetësinë private të vendit.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:32, 20 gusht, 2025
Shkup, 20 gusht 2025 (MIA) - Kardiologu Sashko Kedev sot theksoi se padia, që paraprakisht ia paralajmëroi Spitali klinik "Axhibadem Sistina", nëse nuk saktëson se në cilin spital privat po bëhet stentimi i panevojshëm për përfitim, do të jetë mundësi që përfundimisht të shihet se çfarë po ndodhë në të vërtetë në shëndetësinë private të vendit.
Në kërkesë të MIA-s për të komentuar mundësisht kërcënimin nga Sistina, dr. Sashko Kedev vetëm na e dërgoi kumtimin, përkatësisht përgjigjen e cekur në profilin X të Ganka Cvetanovës, ku shkruan:
"kjo padi do të jetë mundësi prëfundimisht të shihet se çfarë po ndodhë në të vërtetë në shëndetësinë private të vendit. Looking forward..."
Paraprakisht sot, "Sistina" kërkoi prej tij të saktësojë se për cilin spital mendon në deklaratë, duke e kërcënuar me padi për shpifje dhe ofendim nëse ai nuk e bën atë. E tërë kjo po ndodhë pas pjesëmarrjes së Kedevit në Kanal 77, ku ai deklaroi se në spitale private po bëhen intervenime të panevojshme me qëllim që të arrihet pëfitim më i madh.
Me reagim doli Spitlai klinik "Axhibadem Sitina", duke përmendur se është institucion shëndetësor me reputacion të lartë në vend dhe rajon, i ndërtuar gjatë 25 viteve të kaluara, si dhe se spitali është pjesë e grupacionit të dytë më të madh të spitaleve në botë dhe i njohur për ekipin e shquar mjekësor prej 260 mjekëve, i cili çdo pacienti i qaset me profesionalitet dhe përkushtim të plotë. Nga atje theksojnë se vendimet për trajtim dhe intervenime sillen vetëm me qasje multidisiplinare, bazuar në indikacione mjekësore dhe standarde më të larta etike.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë kumtoi se tashmë po koordinohet për kontrollim të pohimeve të ndara në opinion për intervenime të mundshme të panevojshme mjekësore, si dhe zbatim të mbikëqyrjeve urgjente dhe të jashtëzakonshme me qëllim që të përfitohet një pasqyrë e plotë. Kjo duhet të bëhet përmes një ekipi profesionist apo më shumë ekipe.
Plotësisht, siç ceket, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu tashmë paralajmëroi se digjitalizimi i plotë i sektorit shëndetësor e prëfshin edhe këmbimin e dykahshëm të informatave mes institucioneve publike dhe atyre private shëndetësore përmes sistemit Termini Im - vetëm atëherë do ta kemi pasqyrën e plotë edhe për keqpërdorimet e mundshme të sistemit edhe të mjeteve financiare. ab/
Foto: МIА arkivi