• e hënë, 07 tetor 2024

Sisi dhe Bërns biseduan për armëpushim në Gaza

Sisi dhe Bërns biseduan për armëpushim në Gaza

Kajro, 9 korrik 2024 (MIA) - Presidenti egjiptian Abdel Fatah al Sisi dhe drejtori i Agjencisë qendrore të inteligjencës (CIA), Uiliam Bërnjs sot biseduan për përpjekjet për arritje të armëpushimit në luftën në Rripin e Gazës, njoftoi presidenca egjiptiane.

"Presidenti e konfirmoi qëndrimin e Egjiptit për hedhje poshtë të vazhdimit të operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës", thuhet në komunikatë.

Zyrtarë të lartë amerikanë ishin në rajon që të kryejnë presion për armëpushim pasi që grupi militant palestinez Hamas ka bërë disa hapa para javën e kaluar, por theksuan se sulmi i ri izraelit mbi Gazën dje i ka rrezikuar bisedimet për armëpushim në momentin vendimtar.

Nëse delegacioni egjipitian i sigurisë do të largojë në kryeqytetin e Katarit, Doha "me mision t'i afrojë qëndrimet mes Hamasit dhe Izraelit që të mundet sa më shpejt të arrihet marrëveshje për armëpushim", shkruan gazeta shtetërore egjiptiane Al-Kahera lajme".

Egjpti dhe Katari i kryesojnë përpjekjet për ndërmjetësim në luftën dymujore mes Izraelit dhe Hamasi me shpresë se do të përfundojnë luftimet dhe do të sigurojnë lirim të pengjeve izraelite në këmbim të burgosurve palestinezë. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR