• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Sirski: Zhvillimi i sistemeve pa pilot është prioriteti im

Sirski: Zhvillimi i sistemeve pa pilot është prioriteti im

Kiev, 19 mars 2024 (MIA) - Zhvillimi i sistemit pa pilot ose dronëve është kyç për realizimin e avantazhit në lidhje me Kievin "numerikisht superior" ndaj forcave ruse, tha komandanti i forcave ukrainase Oleksandar Sirski.

"Zhvillimi i sistemit pa pilot është prioriteti im. Kërkojmë çështje asimetrike për të fituar avantazh cilësor në lidhje me kundërshtarin numerikisht superior", tha Sirski në Telgram pas takimit me zëvendësin e tij Vadim Suharevski.

Rritja e përdorimit të dronëve nga të dy anët po e zhvendos konfliktin nga fusha e betejës në sulme të ndërsjella ndaj ushtrisë, energjisë dhe transportit infrastrukturor.

Presidenti Vladimir Putin i cili të dielën ka fituar edhe gjashtë vite të tjera në pushtet pasi fitoi zgjedhjet presidenciale në Rusi tha se forcat e Moskës kanë përparësi në fushën e betejës në Ukrainë dhe premtoi se do të vazhdojë me operacionet ushtarake.

Si pjesë e reformave ushtarake, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka urdhëruar në shkurt krijimin e një dege speciale të forcave të armatosura ukrainase dedikuar dronëve.

Analistët ushtarakë thonë se dronët mund t'i japin Ukrainës një avantazh teknologjik ndaj Moskës, duke pasur parasysh mungesën e predhave të artilerisë dhe armëve të tjera më tradicionale. Mirëpo, edhe industria ruse e dronëve po zhvillohet me shpejtësi. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR