• e martë, 05 nëntor 2024

Sirski: Në mënyrë të konsiderueshme është përkeqësuar situata në frontin lindor

Sirski: Në mënyrë të konsiderueshme është përkeqësuar situata në frontin lindor

Kiev, 13 prill 2024 (MIA) - Gjatë ditëve të kaluara është e përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme situata në frontin lindor, deklaroi shefi i armatës ukrainase, Oleksandar Sirski.

Ai tha se është e intensifikuar ofensiva ruse, posaçërisht në rajonin e qytetit Çasiv Jar.

"Situata në Frontin lindor në mënyrë të konsideueshme është përkeqësuar gjatë ditëve të kaluara. Kjo kryesisht ka të bëjë me ofensivën e rritur armiqësore pas zgjedhjeve presidenciale në Rusi, të cilat janë mbajtur nga mesi i marsit", shkruan Sirski në Telegram.

Kievi me muaj kërkon nga aleatët perëndimorë më shumë municion dhe sisteme për mbrojtje kundërajrore. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR