• e martë, 27 gusht 2024

Sirkova është e mbrojtur, shtëpitë dhe kisha janë të sigurta, zjarrfikësit po shuajnë zjarrin

Sirkova është e mbrojtur, shtëpitë dhe kisha janë të sigurta, zjarrfikësit po shuajnë zjarrin

 Rosoman, 17 gusht 2024 (MIA) - Fshati Sirkovë është i mbrojtur, shtëpitë dhe kisha janë të sigurta, zjarrfikësit janë duke e shuar zjarrin e madh në rrethinën e Rosomanit, konfirmuan pasdite për MIA-n nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse së Kavadarit.

"Në terren veprohet me dhjetë zjarrfikës dhe gjashtë automjete", kanë thënë nga Njësiti Zjarrfikës, i cili ndërhyn në komunën Kavadarit dhe Rosomanit.

 Nga aty kanë sqaruar se zjarri është mbi fshat.

Paraprakisht, kryetari i Kavadarit, Mitko Jançev, në Fejsbuk ka shkruar se nga flakët është shpëtuar një fermë. 

 Foto: MIA


 

QËNDRONI TË LIDHUR