• e hënë, 23 dhjetor 2024

Siril Bomgartner: Solemnitet i veçantë për jubileun e 30-të vjetorit të bashkëpunimit të Francës me Maqedoninë

Siril Bomgartner: Solemnitet i veçantë për jubileun e 30-të vjetorit të bashkëpunimit të Francës me Maqedoninë

Manastir, 29 shtator 2023 (MIA) - Republika e Francës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut këtë vit shënojnë 30-të vjetorin e marrëdhënieve diplomatike dhe jubileun e madh do ta shënojmë me një program të veçantë, deklaroi për MIA-n, ambasadori francez Siril Bomgartner.

Ashtu si në martesë, bashkësia festohet me perla, kështu edhe ne do të festojmë me disa ngjarje, perla të lidhura me njëra-tjetrën, pohoi ambasadori Bomgartner.

"Ne, këtë vit, në muajin dhjetor do të shënojmë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Në një martesë kur festohen 30 vjet bashkë, festohet me perla. Ne duam të bëjmë një ngjarje unike që do të lidhë shumë perla së bashku. Ne duam që ajo të jetë brenda kornizës së traditës, dhe në të njëjtën kohë të ketë një nënton të modernes, bashkëkohores. Në solemnitet do të ketë arte artistike, si dhe ngjarje të drejtpërdrejta. Duam që ajo të jetë e pasur në kuptim, si miqësia mes dy vendeve tona", tha Bomgartner.

Amabsadori i Republikës së Francës Siril Bomgartner, në emër të bashkëpunimit me MIA-n, e uroi jubileun e agjencisë shtetërore gazetareske, MIA - 25 vjetorin e ekzistimit. sa/ 

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR