Siri: Numri i të vdekurve në sulmin e IDF-së në Damask rritet në tre
- Numri i të vdekurve në sulmet izraelite ndaj Damaskut është rritur në tre, ndërsa të paktën 34 persona janë plagosur, njoftoi Ministria siriane e Shëndetësisë.
Damask, 16 korrik 2025 (MIA) - Numri i të vdekurve në sulmet izraelite ndaj Damaskut është rritur në tre, ndërsa të paktën 34 persona janë plagosur, njoftoi Ministria siriane e Shëndetësisë.
Autoritetet siriane raportuan më parë se një person është vrarë dhe 28 të tjerë janë plagosur.
Në të njëjtën kohë, udhëheqësi fetar i druzëve, Jusuf Xharbu, sot deklaroi se druzët në Siri kanë arritur një marrëveshje armëpushimi me qeverinë siriane në Sveida, e cila hyn në fuqi menjëherë.
Ushtria izraelite më parë publikoi video të sulmeve të fundit në Siri, duke synuar selinë e Shtabit të përgjithshëm në Damask dhe një tjetër "objektiv ushtarak" në afërsi të pallatit presidencial.
IDF kumtoi se selia ushtarake u përdor nga forcat qeveritare siriane për të dërguar trupa në qytetin Sveida, ku shpërthyen përleshje midis forcave qeveritare siriane dhe druzëve.
Shefi i Shtabit të ushtrisë izraelite, Ejal Zamir, njoftoi një rritje të numrit të trupave në kufirin me Sirinë dhe shfaqjen e kapaciteteve për mbikëqyrje dhe kapaciteteve ofensive. ls/
Foto: EPA