• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sinkviçius: Inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut drejt LIFE do të kontribuojë për kontinent më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm

Sinkviçius: Inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut drejt LIFE do të kontribuojë për kontinent më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm

Bruksel, 5 korrik 2023 (MIA) - Inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut drejt Porgramit të BE-së për mjedis jetësor dhe aksion klimatik (LIFE) paraqet mundësi për përforcim të aktiviteteve të përbashkëta evropiane për përballje me ndryshimet klimatike dhe ndotjen, për përforcim të tranzicionit drejt energjisë së pastër, arritjes së ekonomisë qarkulluese dhe për mbrojtje dhe ripërtëritje të biodiversitetit, vlerësoi komisari evropian për mjedis jetësor, oqeane dhe peshkatari, Virxhinius Sinkeviçius.

"Bashkëpunimi ynë më i afërt do të jetë i dobishëm për qytetarët, bizneset dhe shoqërinë qytetare në Maqedoni të Veriut dhe do të kontribuojë për kontinent më të gjelbër, më të qëndrueshëm në pajtim me qëllimet e Marrëveshjes së gjelbër evropiane", shtoi Sinkeviçius.

Marrëveshja për inkuadrim të vendit drejt Programit LIFE e nënshkruan të hënën në bruksel eurokomisari Sinkeviçius dhe ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova.

Siç informoi Komisioni evropian, me inkuadrimin e vendit drejt Programit organizata publike dhe private nga Maqedonia e Veriut do të mund të marrin mbështetje financiare për projekte të lidhura me mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe klimën, prëfshirë edhe për rritje të efikasitetit energjetik, përmirësim të menaxhimit me resurset ujore dhe për mbështetje të përpunimit, ndjekjes së implementimit dhe zbatimit të ligjeve të ngjashme me ato në BE.

Maqedonia e Veriut është vendi i katërt e cila nuk është anëtare e BE-së që i bashkangjitet Programit LIFE pas Islandës, Ukrainës dhe Moldavisë.

Me inkuadrimin drejt Programit, subjekte nga vendi do të kenë mundësi të marrin mbështetje nga BE-ja për mobilizim të resurseve publike dhe private për aksion klimatik, mbrojtje të llojllojshmërisë biologjike, ekonomisë qarkulluese dhe tranzicionit drejt energjisë së pastër. Aplikuesit nga vendi mund të parashtrojnë propozime në kuadër të Konkurseve për Programin LIFE të publikuara në vitin 2023.

Приклучувањето кон Програмата ЛИФЕ ќе им помогне на седумте земји да развиваат иновативни еколошки и климатски техники, пристапи и најдобри практики кои придонесуваат за климатски неутрална,

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes të hënën, ministrja Shukova deklaroi se me këtë për herë të parë do të sigurohet qasje drejt mekanizmave financiar të BE-së me çka do të hapen mundësi të reja për aplikim për projekte dhe do të mundësohet përfshirje më e mirë shoqërore në implementimin e politikave evropiane për menaxhim me sfidat globale he implementim të qëllimeve të përbashkëta për mjedis më të shëndoshë dhe më pak të ndotur, natyrë më mirë të mbrojtur dhe biodiversitet dhe të ardhme të dekarbonizuar.

Programi LIFE ka për qëllim të kontribuojë në implementimin, përditësimin dhe zhvillimin e politikës dhe legjislaturës së BE-së për mjedis jetësor dhe klimë përmes bashkëfinancimit të projekteve me vlerë të shtuar evropiane. Për pjesëmarrje në Program, Qeveria përmes MMJPH-së do të sigurojë kontribu adekuat financiar në vlerë të përgjithshme 1 327 990 euro të shpërndara në pesë vite, prej vitit 2023 deri në vitin 2027, informuan nga MMJPH-së. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR