Siner e mposhti De Minaurën në finalen e Mastersit në Toronto
- Italiani Janik Siner e mposhti australianin Aleks De Minaura në finalen e turneut nga seria Masters në Toronto me rezultat 2:0, në sete 6:4, 6:1. Dueli zgjati 1 orë e 30 minuta.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:34, 14 gusht, 2023

Toronto, 14 gusht 2023 (MIA) - Italiani Janik Siner e mposhti australianin Aleks De Minaura në finalen e turneut nga seria Masters në Toronto me rezultat 2:0, në sete 6:4, 6:1. Dueli zgjati 1 orë e 30 minuta.
Tenisti i tetë në botë sipas rang-listës, servoi pesë asa, bëri tre gabime të dyfishta dhe realizoi pesë nga 10 brejk topa. De Minaura, i cili është në vendin e 18 të listës ATP pati një as, një gabim të dyfishtë dhe dy nga katër brejk-topat e realizuar.
Për 21-vjeçarin Siner ky ishte ttrofeu i parë në karrierën e Masters 1000. Më parë, ai dy herë humbi në finalet - Majami 2021 (humbje nga Hubert Hurkaç 6:7, 4:7, 4:6) dhe Majami 2023 (humbje nga Danil Medvedev (5:7 dhe 3:6).
Turneu në Kanada luhej për fondin shpërblyes prej 6,6 milionë dollarëve. ab/
Foto: EPА