• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sinehubov: Një person e humbi jetën, dy janë lënduar në sulmin rus në rajonin e Harkovit

Sinehubov: Një person e humbi jetën, dy janë lënduar në sulmin rus në rajonin e Harkovit

Kiev, 3 qershor 2024 (MIA) - Një person e humbi jetën, ndërsa dy janë lënduar në sulmin e forcave ruse ndaj rajonit të Harkovit, kumtoi sot guvernatori Oleh Sinehubov.

Ai deklaroi se gjatë sulmit janë dëmtuar objekte të qendrës rekreative në rajonin Smivski, transmetojnë mediumet britanike.

Sulmet ruse ndaj Harkovit, qendrës së Rajonit të Harkovit, që kufizohet me Rusinë, u shpeshtuan në javët e fundit pasi që ushtria ruse filloi ofenzivë të re në rajon. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR