• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sindikata e punëtorëve nga siguria e aeroporteve gjermane për të enjten caktoi grevë

Sindikata e punëtorëve nga siguria e aeroporteve gjermane për të enjten caktoi grevë

Berlin, 30 janar 2024 (MIA) - Sindikata gjermane Verdi ju bëri thirrje punëtorëve nga siguria që të enjten të fillojnë grevën në aeroportet kryesore gjermane, informon DPA. 

Sipas kumtesës, sindikata, e cila kërkon rritje të pagave për të punësuarit, u ka bërë thirrje rreth 25.000 të punësuarve në industrinë e sigurisë që të ndërprejnë punën nga e enjtja në mëngjes e deri në mesnatë. 

Gazeta "Bild" transmetoi se nëse ka grevë, nuk do të mund të kontrollohen udhëtarët, të punësuarit dhe malli që duhet të kalojë në zonat e sigurisë së aeroporteve, që sipas gjitha gjasave do ta dëmtojë komunikacionin ajror në Gjermani.

Sindikata Verdi ende zyrtarisht nuk i ka komentuar këto akuza. 

Mediat britanike transmetojnë se kjo sindikatë, gjithashtu, planifikon që të premten të organizojë grevë në transportin publik në 15 nga 16 krahinat federale gjermane. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR