• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë ngriti kallëzim penal kundër 42 personave për marrjen e paligjshme të Sindikatës

Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë ngriti kallëzim penal kundër 42 personave për marrjen e paligjshme të Sindikatës

Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionist bëri të ditur se dje deri te Prokuroria Themelore Publike - Shkup ka iniciuar kallëzim penal kundër 42 personave pjesëmarrës në disa vepra penale me qëllim që në mënyrë të kundërligjshme të merret subjekt juridik – Sindikatë.

Siç thuhet nga Sindikata e pavarur, kallëzimi penal i dorëzuar ka të bëjë me shtatë pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (dy prej të cilëve më parë kanë pasur kallëzim penal për vepër të ngjashme), një ish pjesëtar i shërbimeve të sigurisë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tre persona të punësuar në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale (Sektori për politika në fushën e ligjit të punës dhe politikave të punësimit) dhe 31 civilë të cilët kanë marrë pjesë në organizimin dhe kryerjen e veprimeve të kundërligjshme me qëllim të manipulimit të institucioneve me qëllim ndërrimin e personit të autorizuar të sindikatës dhe përfitimin e tyre në mënyrë të kundërligjshme.

"Personat e denoncuar kanë kryer veprën e “shoqërimit kriminal” nga neni 394 i Kodit penal, veprën e “falsifikimit ose asgjësimit të librave të biznesit” nga neni 280 i Kodit penal dhe veprës penale “Përdorim i dokumentit me përmbajtje të rrejshme”, sipas nenit 380 të Kodit penal, kanë kryer veprën penale "shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar" nga neni 353 i Kodit penal... ", thuhet në kumtesë.

Ky është kallëzimi i dytë penal brenda tetë muajsh nga Sindikata ndaj individëve që kryejnë vepra penale për të marrë në dorëzim sindikata dhe për të dëmtuar qindra punonjës. qa/

Foto: Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR