• e shtunë, 28 shtator 2024

Sindikata e Gazetarëve Italianë ka bërë thirrje për grevë të servisit radiodifuziv publik Rai

Sindikata  e Gazetarëve Italianë ka bërë thirrje për grevë të servisit radiodifuziv publik Rai

Romë, 26 prill 2024 (MIA) - Sindikata e Gazetarëve USIGrai ka bërë thirrje për grevë 24 orëshe në televizionin publik italian Rai me 6 dhe 7 maj, kryesisht në shenjë të protestës kundër ndërhyrjes nga Qeveria e djathtë e kryeministrit Xhorxha Meloni, njoftoi DPA.

Ata e akuzuan Melonin se dëshiron ta kthejë transmetuesin në një "zëdhënës të qeverisë".

Prapavija e kësaj është anulimi në minutën e fundit të ftesës së shkrimtarit Antonio Skurati, i cili donte të lexonte një tekst në ditën e çlirimit të Italisë nga pushtimi dhe fashizmi gjerman më 25 prill.

Gjatë paraqitjes së tij, ai dëshironte të kritikonte partinë e Melonit për origjinën e saj post fashiste. Teksti u lexua përfundimisht nga një gazetarë i Rai-t.

Meloni është anëtare e koalicionit trepalësh të krahut të djathtë nga tetori i vitit 2022. Partia e saj "Vëllezërit e Italisë" vjen nga spektri politik post-fashisti.  Ish-diktatori Benito Musolini (1883-1945) ende nderohet nga anëtarët e shquar të partisë edhe sot e kësaj dite", potencon DPA. rq/

Foto: Vikipedia

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR