• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sindikata e DAP-it pret t’i thërrasë pajtuesi, nëse nuk gjendet zgjidhje do të aktivizohet grevë e përgjithshme

Sindikata e DAP-it pret t’i thërrasë pajtuesi, nëse nuk gjendet zgjidhje do të aktivizohet grevë e përgjithshme

Shkup, 26 qershor 2023 (MIA) - Sindikata e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) pret që t'i thërrasë pajtuesi për të gjetur zgjidhje për kërkesën e tyre për rritje të pagave prej 30 për qind siç së fundmi e morën një pjesë e punonjësve në Ministrinë e Financave.

"Pajtuesin që ne propozuam u pranua menjëherë nga Ministria dhe presim të na thërrasë në bisedë. Ai është i obliguar që në afat prej tre ditësh ta kthejë mandatin nëse nuk gjen zgjidhje", ka thënë për MIA-n, Vase Nedanoski nga Sindikata e DAP-it.

Nëse ndërmjetësuesi aktual nuk mund ta kryejë marrëveshjen, siç tha ai, "në vend të tij mund të caktohet tjetër". Megjithatë, Nedanoski pret që për pesë deri në gjashtë ditë të përfundojë procedura.

"Nëse nuk gjendet zgjidhje për disa ditë, do të aktivizohet vendimi për grevë të përgjithshme, gjatë së cilës do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që kemi në dispozicion. Ne nuk jemi pjesë e mbrojtjes apo e punëve të brendshme dhe të kemi ndonjë lloj kufizimi se çfarë mund të bëjmë dhe çfarë nuk mund të bëjmë gjatë grevës së përgjithshme", ka thënë Nedanoski.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR