• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sindikata e DAP-it nesër do të paraqesë propozim për një ndërmjetës të ri, Jovevski kërkoi përjashtim

Sindikata e DAP-it nesër do të paraqesë propozim për një ndërmjetës të ri, Jovevski kërkoi përjashtim

Shkup, 26 qershor 2023 (MIA) - Sindikata "Solidariteti" - DAP nesër me gjasë do të paraqesë propozim për ndërmjetësues të ri në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) pasi sot pajtuesi i emëruar Llazar Jovevski kërkoi përjashtim.

Siç deklaroi për MIA-n kryetari i sindikatës Vase Nedanovski, Jovevski ishte jashtë vendit dhe nuk mundi të kthehej në afat prej tre ditësh, kur duhet të veprojë. 

"Pajtuesi u përjashtua. Ai ishte jashtë vendit dhe afati për të vepruar është tre ditë. Gjatë asaj periudhe ai nuk mund të kthehej. Nesër duhet ta propozojmë dikë, të dërgojmë letër në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale", tha Nedanovski për MIA-n.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi beson se punonjësit e DAP-it megjitharë nuk do të hyjnë në grevë të përgjithshme. Ai është optimist dhe shpreson, theksoi sot, se do të gjendet një zgjidhje.

"Greva e përgjitshme nuk duhet të ndodhë sepse të punësuarit në DAP, si edhe të punësuarit e tjerë në sektorin publik, meritojnë paga dinjitoze", deklaroi Bytyqi. 

Sindikata “Solidariteti” – DAP tani për tani nuk heq dorë nga vendimi për grevë të përgjithshme për momentin nëse nuk ka rritje të pagave për 30 për qind. qa/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR