• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sindikata dhe drejtori i NQP-së me pretendime të ndryshme për funksionalitetin e autobusit që goditi murin mbrojtës afër QT Mavrovasja, shoferi thotë se ka qenë në gjendje jo të rregullt

Sindikata dhe drejtori i NQP-së me pretendime të ndryshme për funksionalitetin e autobusit që goditi murin mbrojtës afër QT Mavrovasja, shoferi thotë se ka qenë në gjendje jo të rregullt

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Konfederata e organizatave sindikale (KOSM) sot në një konferencë për mediat para ndërtesës së Administratës së NQP-së, ka akuzuar se autobusi që ka goditur dje në murin mbrojtës në afërsi të QT Mavrovasja ka qenë teknikisht në gjendje jo të rregullt. Shoferi i autobusit tha gjithashtu se kishte vërejtur se autobusi nuk ka qenë në rregull. Për drejtorin e ri të NQP-së, Dragi Kushovski, këto deklarata janë paushale dhe mendon se duhet pritur raporti zyrtar i MPB-së.

Sipas pohimeve të kryetarit të KOSM-it, Marjan Risteski, Sindikata ka pasur njohuri të marra nga ana e punëtorëve të cilët drejtonin autobusin, se në disa raste autobusi ka qenë teknikisht jo në rregull, por megjithatë, me nënshkrim dhe vulë u lejua të qarkullonte si teknikisht në rregull. Risteski tha se i njëjti autobus gjatë periudhës së kaluar ka qarkulluar në linjën deri në Vodno.

"Patjetër të flasim publikisht për këtë që ka ndodhur dje, sepse është në rrezik siguria e qytetarëve të cilët përdorin transportin e Ndërmarrjes Qarkulluese Publike. Kemi njohuri se i njëjti autobus që ka goditur dje murin mbrojtës në bulevardin në afërsi të QT Mavrovasja, kohë më parë është përdorur në linjën për në Vodno. Imagjinoni sikur një gjë e tillë të kishte ndodhur atëherë, sepse ishte një problem teknik në autobus, ndërsa shoferi maksimalisht ka bërë ç'farë ka mundur", tha Risteski.

Sipas Ristevskit, fajtore për aksidentin e djeshëm është kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovka.

"Fajtor i drejtpërdrejtë është kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Nuk mundet me sjelljen dhe arrogancën e saj ndaj punëtorëve dhe sindikatave, nuk mund të ndërrohen vazhdimisht drejtorë të Ndërmarrjeve Publike, kjo nuk është në rregull", tha kryetari i Sindikatës.

Në konferencën për media u involvua drejtori i ri i NQP-së Dragi Kushovski i cili pohonte se informacionet e paraqitura nga ana e KOSM-it "janë paushale dhe duhet të pitet raporti zyrtar i MPB-së".

"Ju nuk keni raport zyrtar nga MPB-ja se cilat janë shkaqet e aksidentit, që dështoi timoni. Le t'ua lëmë shërbimeve të përcaktojnë pse është krijuar situata. Autobusi ka kontroll teknik dhe është servisuar rregullisht", tha Kushovski.

Në aksidentin e djeshëm të trafikut kanë mbetur të lënduara tri vajza, prej të cilave njëra ankohet për dhimbje në ije, ndërsa dy të tjerat kanë pësuar lëndime të lehta. Ata janë transportuar me automjetin e Ndihmës urgjente mjekësore në Klinikën "Shën Naumi i Ohrit". rq/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR