• e martë, 24 dhjetor 2024

Simpozium shkencor me temë "Arsimi i lartë në epokën e teknologjisë digjitale"

Simpozium shkencor me temë

Shkup, 20 mars 2023 (MIA) - Universiteti amerikan i Evropës - FON në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të tij, sot të do mbajë simpozium ndërkombëtar shkencor dhe profesional me temë "Arsimi i lartë në epokën e teknologjisë digjitale".

Në simpozium do të diskutohet në temat nga fusha e kiber sigurisë, inteligjencës artificiale dhe infrastrukturës kritike, biznesit dhe zbatimit të teknologjisë digjitale dhe sistemit dhe gjeopolitikës së re botërore.

Në ngjarje do të drejtohet zëvendës-kryetarja e Qeverisë e angazhuar për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska.

Mes tjerash, në ngjarje do të flasin edhe ish-ministri i Mbrojtjes së Sllovenisë, Roman Jakiq, me temë "Gjeopolitika një realitet i ri", ish-nënkryetari i Knesetit izraelit, Jahiel Hilik Bar, me temë "Sistemi i ri në Lindjen e Mesme: politika, aleanca dhe kiber", gjeopolitikani Mishel Fushel për "Peshorja e fjalëve në luftën në Evropë" dhe ish-ambasadori Nano Ruzhin me temë "Sistemi i ri botëror ose vazhdimi i luftës me mjete tjera".

Në orët e pasditës do të mbahet edhe ceremonia solemne në hapësirat e Universitetit amerikan të Evropës - FON. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR