• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Simpozium ndërkombëtar "Sëmundje të rralla sfida diagnostike dhe perspektiva terapeutike"

Simpozium ndërkombëtar

Ohër, 12 tetor 2024 (MIA) - Në hotelin "Nova Riviera" në Ohër sot dhe nesër do të mbahet një simpozium profesional me titull "Sëmundje të rralla-sfida diagnostikuese dhe perspektiva terapeutike", me rastin e shënimit të dhjetë viteve aktivizëm për sëmundjet e rralla në shtet. Në simpozium, i cili është organizuar nga Shoqata për Sëmundje të Rralla "Rrallë është të jesh i rrallë", do të marrin pjesë profesorë, mjekë dhe përfaqësues të shquar nga organizatat e pacientëve.

Siç njoftuan nga Shoqata, nesër simpoziumin do ta hapë ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, kryetari i Komisionit për Sëmundje të Rralla pranë Ministrisë së Shëndetësisë Zllate Stojanoski dhe kryetarja e Shoqatës për Sëmundje të Rralla "Rrallë është të jesh i rrallë", Gordana Loleska.

Pas hapjes së simpoziumit është parashikuar konferencë shtypi e ministrit Taravari, prof.dr. Velibor Tasiq dhe kryetares së Shoqatës "Rrallë është të jesh i rrallë", Gordana Loleska.

Në ngjarjen kushtuar dhjetë viteve aktivizëm për sëmundjet e rralla do të marrin pjesë edhe prof. dr. Velibor Tasiq, dr. Nora Abazi Emini, prof.dr. Aleksandra Jançevska, dr. Ivan Akimovski, prof.dr. Ivan Barbov, dr. Nikolina Smokovska, doc.dr. Nikolla Gjorgjievski, dr. Vladimir Avramovski, dr. Maja Bozhinovska Smiçeska, dr. Suzana Arbutina dhe doc.dr. Danilo Nonkulovski. sa/

Foto: Pllakat

QËNDRONI TË LIDHUR