Simeone: Nuk jam i fiksuar me fitimin e Ligës së Kampionëve
- Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone, tha se asnjëherë nuk ka qenë i fiksuar me dëshirën për ta fituar Ligën e Kampionëve.
- Post By Besnik Shuki
- 13:08, 16 nëntor, 2023

Madrid, 16 nëntor 2023 (MIA) - Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone, tha se asnjëherë nuk ka qenë i fiksuar me dëshirën për ta fituar Ligën e Kampionëve.
"Nuk jam i fiksuar me fitimin e Ligës së Kampionëve. Ky ekip asnjëherë nuk e ka fituar atë trofe. Por, unë nuk jam këtu për këtë shkak. Për ne është gëzim vetëm të marrim pjesë në këtë kompeticion. E dimë sa është vështirë. Nuk ndjehem i fiksuar, pasi të jesh i fiksuar me diçka, është keq. E shoh fitimin e Ligës së kampionëve si iluzion, që është mirë. Në fund të fundit, secili ka iluzione", deklaroi Simeone.
Klubi nga Madridi, i udhëhequr nga argjentinasi, dy herë ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve, ku në të dyja humbi nga Reali i Madridit. bsh/
Foto: EPA