• e martë, 02 korrik 2024

Simeone: Interi e ka shfrytëzuar gabimin tonë

Simeone: Interi e ka shfrytëzuar gabimin tonë

Milano, 21 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone komentoi humbjen e mbrëshme nga Interi.

Ekipi spanjoll humbi në Milano me rezultatin 1:0 në ndeshjen e parë të 1/8 nga Liga e kampionëve.

"Kemi luajtur shumë mirë. Ishim afër asaj ndaj së cilës synuam - ta pengojmë sulmin e mirë të Interit. Për këtë shkak, rivalët shfrytëzuan shumë momente kur e humbnim topin në tranzicion, pas çka ata krijuan mundësi. Ky është aspekti i pabesueshëm i futbollit. Mund të përgatisni shumë taktika, por në fund gjithçka është tek futbollistët. Dhe ata janë vetëm individë. Ka momete të mira dhe të këqija. Sot Interi e ka shfrytëzuar gabimin tonë", tha Simeone për pres shërbimin e UEFA-s.

Ndeshja kthyese do të luhet më 13 mars në Madrid. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR