• e martë, 24 dhjetor 2024

Silva gjobitet për sulm fizik në karnaval

Silva gjobitet për sulm fizik në karnaval
Madrid, 22 shtator 2022 (MIA) – Futbollisti i Premierligës spanjolle, Real Sosiedad, David Silva, është gjobitur për sulmin fizik ndaj një gruaje gjatë një karnavali në Ishujt Kanarie në qershor të këtij viti. Ish-reprezentuesi spanjoll është gjobitur me 1.080 euro, raportuan mediat lokale, duke shtuar se gruaja e sulmuar gjatë incidentit ka pësuar lëndime në qafë dhe krah, si dhe gërvishtje në duar dhe gjunjë. Incidenti, në të cilin ka qenë i përfshirë edhe vëllai i David Silvës dhe një person tjetër, ka ndodhur më 19 qershor në qytezën Maspalomas në Ishujt Kanarie. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR