Siljanovska-Davkova sot bisedoi me përfaqësues nga SHBA-ja të rrjetit global Habitat
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot bisedoi me përfaqësues nga SHBA-ja të rrjetit global "Habitat for Humanity International", si dhe me drejtorin kombëtar të "Habitat Maqedoni", Zoran Kosto, dhe me kryetarin e Bordit të Drejtorëve, Dragan Malinovski, të cilëve, siç njoftuan nga kabineti i saj, u uroi njëzet vjetorin e themelimit, duke u uruar suksese të mëtejshme në realizimin e idesë fisnike për ndërtimin e një bote në të cilën të gjithë mund ta realizojnë të drejtën për një jetë të denjë.
Shkup, 8 tetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot bisedoi me përfaqësues nga SHBA-ja të rrjetit global "Habitat for Humanity International", si dhe me drejtorin kombëtar të "Habitat Maqedoni", Zoran Kosto, dhe me kryetarin e Bordit të Drejtorëve, Dragan Malinovski, të cilëve, siç njoftuan nga kabineti i saj, u uroi njëzet vjetorin e themelimit, duke u uruar suksese të mëtejshme në realizimin e idesë fisnike për ndërtimin e një bote në të cilën të gjithë mund ta realizojnë të drejtën për një jetë të denjë.

Për Siljanovska-Davkovën, angazhimi i tyre vetëmohues dhe puna e palodhur që synon përmirësimin e cilësisë së strehimit për njerëzit e varfër është mbresëlënëse dhe frymëzuese, e pamundur pa vullnetarizëm, përfaqësim dhe ndërgjegjësim publik për solidaritet më të madh në zhvillimin e komunitetit.
"Ne, si shumë vende të tjera, duhet të bëjmë një përpjekje të veçantë për të përmirësuar cilësinë e jetës, kudo dhe për të gjithë, duke i dhënë fund kushteve nën standard në disa mjedise, të padenja për jetë", konsideron Siljanovska-Davkova, thuhet në kumtesën nga kabineti i saj.
Përfaqësuesit e "Habitat for Humanity International" folën me dashuri dhe pasion rreth angazhimit të tyre në përballjen me varfërinë energjetike dhe sigurimin e standardeve në përdorimin e saj në mbarë botën, duke theksuar se janë të prekur nga mirësia, mirënjohja dhe aktiviteti i qytetarëve të RMV-së. Ata theksuan rolin e pazëvendësueshëm të organizatave joqeveritare si partnerë të besueshëm në këtë drejtim dhe vunë në dukje domosdoshmërinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe intensiv qeveri-joqeveritar për të arritur rezultate më të mira.
Përfaqësuesit nga Maqedonia e Veriut e prezantuan punën e tyre të deritanishme, që synon të mundësojë zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të mjediseve të varfra, siç janë romët, por edhe të tjerë, me ndihmë financiare nga BE-ja.

Ata theksuan projektet aktive në më shumë se 30 komuna, si dhe partneritetet pioniere me institucionet për mikrofinancim.
Bashkëbiseduesit, thuhet në kumtesën, ranë dakord mbi nevojën për një qasje strategjike ndaj strehimit me qëllim uljen dhe madje parandalimin e eksodit të personelit më të kualifikuar, si një promotor i padiskutueshëm dhe i provuar i inovacionit dhe bartës kryesor i zhvillimit në të gjitha mjediset. ls/
Foto: Kabineti i presidentit