Siljanovska-Davkova: Sllovakia është një nga mbështetësit tanë më besnikë dhe më të përkushtuar afatgjatë të integrimit evropian
- Sllovakia është një nga mbështetësit tanë më besnikë dhe më të përkushtuar afatgjatë të integrimit evropian, me një angazhim të qartë për nevojën e zgjerimit të BE-së. Ajo nuk e bën këtë vetëm në kuadër të Grupit të Vishegradit, por edhe përmes pjesëmarrjes aktive në grupin "Miqtë e Ballkanit Perëndimor" dhe me takimin e sotëm, theksoi sot presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e saj sllovak, Peter Pelegrini.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:10, 14 tetor, 2025
Shkup, 14 tetor 2025 (MIA) - Sllovakia është një nga mbështetësit tanë më besnikë dhe më të përkushtuar afatgjatë të integrimit evropian, me një angazhim të qartë për nevojën e zgjerimit të BE-së. Ajo nuk e bën këtë vetëm në kuadër të Grupit të Vishegradit, por edhe përmes pjesëmarrjes aktive në grupin "Miqtë e Ballkanit Perëndimor" dhe me takimin e sotëm, theksoi sot presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e saj sllovak, Peter Pelegrini.
Të dy ndajmë qëndrimin se zgjerimi duhet të bazohet në kriteret e Kopenhagës, nga të cilat, siç tha ajo, nuk duhet të ikim. "Do të thotë të jetë i bazuar në merita dhe në rezultate, dhe të mos varet nga kushte shtesë irracionale politike që në njëfarë mënyre e uzurpojnë procesin e integrimit evropian", tha Siljanovska-Davkova.
Pesidentja Siljanovska-Davkova tha se politika jonë e jashtme dhe e brendshme, dhe këtë, siç tha ajo, e dijnë të gjitha vendet anëtare të BE-së, dhe të gjitha institucionet dhe funksionarët e tyre në BE, është plotësisht e harmonizuar me qëndrimin e vetë BE-së.
"Ne vazhdojmë të kontribuojmë në mënyrë aktive për sigurinë kolektive dhe rajonale, sepse ajo siguri është edhe siguria jonë", theksoi presidentja. Ajo theksoi se është i nevojshëm më shumë bashkëpunim, besim i ndërsjellë dhe solidaritet, jo vetëm brenda BE-së dhe NATO-s, por edhe në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
Takimi i sotëm, siç tha ajo, është një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë, si shprehje e vullnetit dhe vendosmërisë së përbashkët për thellim të mëtejshëm në të ardhmen.
"Marrëdhëniet politike kanë qenë dhe sot i vlerësuam si jashtëzakonisht të mira. Dëshiroj një bashkëpunim më të mirë ekonomik, dhe në këtë drejtim përshëndes nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim ekonomik, dhe presë që të hapë mundësi të reja për projekte, investime dhe partneritete biznesi", tha Siljanovska-Davkova.

Ajo theksoi se beson në diplomacinë kulturore dhe shtoi se e vlerëson interesimin e komunitetit akademik sllovak për gjuhën dhe kulturën maqedonase.
"Kjo është shprehur shumë qartë me botimin e librit të parë mësimor për gjuhën maqedonase për sllovakët dhe me rikthimin e mësimdhënies së gjuhës maqedonase në Universitetin "Konstantin Filozofi" në Nitra, ku po ashtu sot funksionon me sukses Lektori për gjuhën maqedonase. Kjo meriton respekt të madh", theksoi Siljanovska-Davkova. qa/
Фото и видео: МИА