• e premte, 05 dhjetor 2025

Siljanovska-Davkova priti përfaqësuesit e nismës qytetare "Lamtumirë Bukovë"

Siljanovska-Davkova priti përfaqësuesit e nismës qytetare

 Ohër, 6 gusht 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot priti themeluesit e Nismës Qytetare "Lamtumirë Bukovë" - Ohër, e themeluar me qëllim të tejkalimit  të problemit të asgjësimit dhe trajtimit të mbeturinave të ngurta komunale në Komunën e Ohrit.

 Në takimin në vilën "Biljana" në Ohër, eko-aktivistët e informuan presidenten për aktivitetet e tyre në trajtimin e mbeturinave në deponinë "Bukovë" dhe në përgjithësi, me mbrojtjen e mjedisit në Ohër dhe zonën përreth.

Për ta gjendja me mbeturinat e ngurta është ende shqetësuese, duke pasur parasysh faktin se deponia shpesh ndizet, duke përhapur tym me substanca kancerogjene që arrijnë në vendbanimet përreth dhe në Ohër. 

 Në takim është biseduar për një zgjidhje të mundshme të përhershme në lidhje me ndërtimin e një deponi rajonale, si dhe nevoja për të parandaluar hedhjen e mbeturinave, përmes Ligjit për Policinë Komunale.

Siç theksohet në komunikatë presidentja në takim ka inicuar një qasje sistemike për zgjidhjen e problemeve serioze ekologjike, duke rritur ndërgjegjësimin dhe ndërgjegjen ekologjike në të gjithë procesin arsimor, nga kopshtet deri te arsimi i lartë, si dhe përmes institucioneve dhe bashkëpunimit me sektorin civil. 

 Foto: Kabineti i presidentes

 

QËNDRONI TË LIDHUR