• e enjte, 04 dhjetor 2025

Siljanovska-Davkova për një vizitë pune në Republikën e Kazakistanit

Siljanovska-Davkova për një vizitë pune në Republikën e Kazakistanit

Shkup, 27 maj 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nga sot po qëndron për vizitë pune në Republikën e Kazakistanit, ku nesër do të takohet me presidentin Kasim-Zhomart Tokajev dhe do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar "Astana 2025".

 Siç informojnë nga Kabineti i presidentes, të enjten (29 maj), Siljanovska-Davkova do të mbajë një fjalim në seancën plenare të Forumit Ndërkombëtar Astana 2025, të cilën do ta hapë Presidenti i Republikës së Kazakistanit, Kasim-Zhomart Tokajev.

 Fjalime do të mbajnë edhe presidenti i Republikës së Ruandës, Paul Kagame; kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme i Shtetit të Katarit, Sheik Mohamed bin Abdulrahman bin Xhasim al-Thani; kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Matias Korman, dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe kryetar aktual i Kuvendit dhe kryesues i Këshillit të Institutit Global të Rritjes së Gjelbër, Ban Ki-mun.

"Forumi, i cili do të mbahet më 29 dhe 30 maj nën temën "Lidhja e Mendjeve, Formësimi i së Ardhmes", pozicionohet si një iniciativë e rëndësishme për të promovuar multilateralizmin dhe veprimin e përbashkët në zgjidhjen e çështjeve globale", thuhet në kumtesën nga Kabineti i presidentes Siljanovska-Davkova.

Ndër temat kryesore janë sfidat gjeopolitike, ndryshimet klimatike dhe ekonomike në nivel global. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR