Siljanovska-Davkova: Në vend të deklaratës për linjat e kuqe të shtetit, partitë të dakordohen se si do të veprojnë jashtë shtetit
- Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, beson se nuk ka nevojë për një deklaratë të re për linjat e kuqe të vendit për eurointergimin që partia më e madhe opozitare maqedonase, LSDM paralajmëroi se do ta dorëzoj. Siljanovska-Davkova sot nga Ohri u tha të gjitha partive politike të ulen në Kuvend dhe të bien dakord se si do të veprojnë jashtë vendit.
- Post By Ramize Qamili
- 14:16, 3 shtator, 2025
Shkup, 3 shtator 2025 (MIA) - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, beson se nuk ka nevojë për një deklaratë të re për linjat e kuqe të vendit për eurointergimin që partia më e madhe opozitare maqedonase, LSDM paralajmëroi se do ta dorëzoj. Siljanovska-Davkova sot nga Ohri u tha të gjitha partive politike të ulen në Kuvend dhe të bien dakord se si do të veprojnë jashtë vendit.
"Pas shumë linjave të bardha, të flasësh tani për linja të kuqe, është absurde. Ne kemi deklaratë dhe jo vetëm një, por disa deklarata që i kemi miratuar në Kuvend dhe ato nuk u respektuan. As rezultatin e referendumit nuk e respektuam, ndërsa lëre më linjat e kuqe. Nuk e kuptoj se çfarë do të thotë linjë e kuqe në këtë drejtim, veçanërisht nuk e kuptoj argumentin se nëse fqinji vazhdon të përdorë veton, ne do t'i ndërpresim negociatat", tha Siljanovska-Davkova në një deklaratë për mediat e dhënë pas dorëzimit të mirënjohjes "Unaza e inxhinierisë 2025".
Sipas presidentes, më e rëndësishme është që partitë politike, si në opozitë ashtu edhe në qeveri, të arrijnë konsensus se si do të sillen jashtë vendit.
"Nëse do të silleshin kështu pas takimit në të cilin të gjithë e përjetuam në Qeveri, mendoj se BE-ja do të ishte sjellë ndryshe. Nëse liderët e opozitës dhe liderët e të gjitha partive do të flisnin me një zë se ne mendojmë kështu e ashtu, se kjo është zgjidhja më e mirë, me siguri do të na trajtonin ndryshe. Por dëgjoni argumentin - propozuan ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar, por nuk i pranuan. Njeriu i parë i Bashkimit Evropian, Koshta për ndryshimet me efekt të vonuar tha se ishte një veprim i jashtëzakonshëm. Ndoshta dikush mendon se ne do të vazhdojmë me ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar nëse nuk ka bazë kushtetuese për këtë. Pra dhe ndryshimet e para kushtetuese kishin efekt të vonuar, por dhe të njëjtat ishin edhe ndryshimet e Prespës", theksoi Siljanovska-Davkova.
Flasim për aktin më të lartë të shtetit, për Kushtetutën në të cilën shkruan se mund të propozojnë ndryshime kushtetuese me 150 mijë qytetarë, Qeveria dhe presidenti i shtetit.
"Unë nuk lexoj askund për Bashkimin Evropian apo fqinjët. Kështu është me të gjitha kushtetutat", theksoi Siljanovska-Davkova.
Në lidhje me mosrespektimin e vendimeve nga Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në Strasburg, presidentja pyeti pse ekziston gjykata nëse vendimet e saj nuk vlejnë për të gjitha shtetet.
"Unë mendova se vendimet e Gjykatës ishin përfundimtare dhe të zbatueshme dhe të vlefshme për të gjitha shtetet. Cilat janë ato vendime që nuk janë të vlefshme, cila është ajo gjykatë vendimet e së cilës nuk janë të vlefshme", pyeti Siljanovska-Davkova. rq/
Foto: arkivi i MIA-s