• e premte, 05 dhjetor 2025

Siljanovska-Davkova në manifestimin "Tetova n'festë - Vera tetovare 2025"

Siljanovska-Davkova në manifestimin

Shkup, 25 korrik 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në Tetovë mori pjesë në mbrëmjen në kuadër të manifestimit kulturor-artistik dhe sportiv "Vera kulturore tetovare 2025".

Në sheshin e Tetovës merr pjesë edhe Shoqata kulturore- artistike "Kirill Pejçinoviq" nga Tearca e Tetovës, grupi rok The Nameless Trio, muzikanti i muzikës pop Vllatko Llozanoski - Llozano me grupin e tij, si dhe reperi tetovar Nikolla Trpeski S.A.M.

Siljanovska-Davkova, siç kumton kabineti i saj, përshëndeti edicionin e katërt të këtij manifestimi kulturor, artistik dhe sportiv dhe tha se ajo respekton multikulturalizmin që synon drejt një gare kulturore dhe sportive.

Fillimisht, në hapësirat e komunës ajo zhvilloi takim joformal me kryetarin e komunës Bilall Kasami me ftesë të të cilit mori pjesë në këtë manifestim. Që të dy, siç theksohet në kumtesë, besojnë në potencialin unik turistik të rajonit të Tetovës, në mundësitë për zhvillim të shpejtë lokal, si dhe ndikimin e tij pozitiv ndaj kombëtares.

Kasami theksoi se është i nderuar nga prania e presidentes, duke shprehur kënaqësinë e tij që ndan momente të bukura me të gjithë banorët e Tetovës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike dhe fetare, moshës dhe statusit.

Sipas presidentes, ideja e organizatorit për të mbajtur një mbrëmje kulturore maqedonase, shqiptare, turke dhe rome është për t'u përshëndetur, krejt kjo si një shprehje e pamohueshme e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
Për atë, muzika dhe vallëzimi nxisin kohezionin shoqëror dhe inkurajojnë bashkëjetesën. rq/

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova

 

QËNDRONI TË LIDHUR