Siljanovska-Davkova në Hagë realizoi takim me presidentin e Çekisë dhe me kryeministrat e Estonisë dhe Belgjikës
- Post By Arta Bunjaku
- 15:24, 25 qershor, 2025
Shkup, 25 qershor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në margjina të samitit të NATO-s në Hagë, realizoi takim me presidentin e Çekisë, Petr Pavel, kryeministrin e Republikës së Estonisë, Kristen Mihal dhe me kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Bart de Vever, kumtuan nga kabineti i presidentes.
Në takime, bashkëbisedusesit shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i shkëlqyeshëm bilateraë dhe partneriteti në sfera të ndryshme dhe mbështetja për rrugën eurointegruese të shtetit.
Duke iu falënderuar presidentit Petr Pavel, për mbështetjen parimore dhe konsekuente të Çekisë, Siljanovska-Davkova foli për sfodat rrjedhëse dhe tentimet e motivuara politike për bllokim të rrugës evropiane të shtetit. Ajo e potencoi domosdoshmërinë nga mbrojtja e identitetit nacional dhe theksoi se çështjet lidhur me identitetin, apo interpretimin e historisë nuk mund të jenë pjesë e kornizës negociuese të BE-së. Presidenti Pavel deklaroi se vendi mund të llogarisë në mbështetjen e vazhdueshme çeke gjatë procesit eurointegrues.
Duke e përsëritur qëndrimine qartë kundër bilateralizimit, Siljanovska-Davkova theksuan se thellësisht e çmon mbështetjen parimore të Estonisë për politikën e zgjerimit të BE-së dhe theksoi se ky proces ka rëndësi strategjike dhe gjeopolitike.

Kryeministri estonez Mihal theksoi se shteti i ka përmbushur mirë Kriteret e Kopenhagës. Ai shprehi gatishmëri për ndihmë në procesin e eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut.

Çështja për zhbllokim të rrugës eurointegruese ishte në fokus edhe të takimit me kryeministrin e Mbretërisë së Belgkikës, Bart de Vever, i cilo theksoi se anëtaret e BE-së duhet të kenë qëndrim më të qartë dhe më të sinqertë lidhur me zgjerimin. Ai theksoi se integrimet duhet të zhvillohen sipas përparimit dhe reformave të zbatuara të shtetit aspirant për antëarësim. ab/
Fotо: Kabineti i presidentit