• e premte, 05 dhjetor 2025

Siljanovska-Davkova me rastin e Ditës ndërkombëtare të të rinjve: Duhet t'u mundësojmë pjesëmarrje të rinjve në menaxhimin me të tashmen

Siljanovska-Davkova me rastin e Ditës ndërkombëtare të të rinjve: Duhet t'u mundësojmë pjesëmarrje të rinjve në menaxhimin me të tashmen

Shkup, 12 gusht 2025 (MIA) - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të rinjve 12 gusht, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot priti të rinj nga Ohri në Villa Biljana.

Siç kumtuan nga kabineti i presidentes, në takim morën pjesë përfaqësues të Qendrës Rinore Ohër, anëtarë të Këshillit Rinor të Ohrit, nxënës të gjeneratës së parë nga tre shkollat e mesme të qytetit, krijues të eko-aplikacionit "Trashpinger", pjesëmarrës në shkëmbime ndërkombëtare rinore, si dhe anëtarë të Shkollës verore të kitarës dhe Shkollës verore të artit pranë Qendrës Rinore të Ohrit.

Të rinjtë prezantuan aftësitë e tyre në IT, si dhe talentet e tyre në pikturë, vallëzim dhe muzikë. Nxënësit më të suksesshëm të shkollave të mesme ndanë përvojat e tyre nga shkolla dhe planet e tyre për të ardhmen, ndërsa pjesëmarrësit në këmbimin ndërkombëtar informuan për përvojat pozitive nga vizita", theksohet në kumtesën. 

Për presidenten, Ohri do të jetë më i bukur nëse njohuritë, mendja dhe talenti i të rinjve shfrytëzohen si bartës të ideve të reja. Të rriturit duhet t'u mundësojnë të rinjve të marrin pjesë në menaxhimin me të tashmen, nëse duan një të ardhme më të mirë.

Një mesazh i përbashkët nga takimi është se është shumë e rëndësishme të miratohen ndryshimet në Ligjin për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat rinore. ls/

Foto: Kabineti i presidentes

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR