• e enjte, 30 janar 2025

Siljanovska-Davkova: Heshtja hapi rrugën për të keqen - duhet të mësojmë nga historia

Siljanovska-Davkova: Heshtja hapi rrugën për të keqen - duhet të mësojmë nga historia

Krakov, 28 janar 2025 (MIA) - Presidentja e Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Davkova, para se të largohej nga Polonia, iu referua atmosferës që mbizotëroi në ceremoninë e shënimit të 80 vjetorit të çlirimit të Aushvicit.

Edhe pse fillimisht ishte paralajmëruar prania e rreth 50 ish të burgosurve të mbijetuar, në këtë aktivitet morën pjesë rreth 85, duke qenë se disa nga delegacionet shtetërore shoqëroheshin edhe nga të mbijetuar të kampit.

Ngjarja kryesore ishin dëshmitë e katër të mbijetuarve: Marian Turski, Janina Ivanska, Tova Fredman dhe Leon Vajntraub.

Presidentja Siljanovska-Davkova e cilësoi atmosferën si pikëlluese dhe të fuqishme. Politikanët heshtën, të mbijetuarit folën, me mesazhin se historia duhet të mbahet mend dhe kujtimet dhembin. Ajo theksoi se nga foltorja na kujtuan fjalët e aktivistes Eli Visel, cila tha se gjëja më e tmerrshme ishte indiferenca, heshtja, mosrezistenca. Të gjithë menduan se nuk do t'u vinte radha, por erdhi.

Presidentja e shtetit të Maqedonisë përshkroi natyrën apokaliptike të dëshmive. "Të dëgjoni se një fëmijë gjashtëvjeçar mendonte se ishte normale që fëmijët hebrenj të mendonin se duhet të vdisnin - është e tmerrshme".

Presidentja vuri në dukje edhe rëndësinë e kujdesës. "Ata çdo vit, përveç ditëlindjes së tyre, festojnë edhe ditën e lirimit si lindje të re. "Dhe prandaj, të mbijetuarit na paralajmëruan se nuk është e mjaftueshme të ndjejmë keqardhje, nuk mjafton të manifestojmë empati, nuk është e mjaftueshme madje vetëm t'i mbajmë mend individualisht, por nëse dëshironi edhe kolektivisht, por duhet të paralajmërojmë dhe të mësojmë se nuk guxon të lejohet e keqja. Në fund, ajo që mendoj se asnjëherë nuk do të haroj - njëri nga të mbijetuarit tha se nuk është rastësi që fajin e kanë edhe ata që heshtën.

Siljanovska-Davkova theksoi edhe gjuhën e urrejtjes që ndonjëherë tolerohet ose vendoset fshehurazi në rrjetet sociale. "Në të vërtetë, rrjetet tona - të gjitha rrjetet, përveç vendeve ku ka sanksione të rrepta, janë të mbushura me gjuhë të urrejtjes. Pra, përsëri, disa njerëz, kur janë të fshehur, mendojnë se mund të thonë çdo gjë.

Presidentja e përshkroi ngjarjen si terapi kolektive dhe një mësim për njerëzimin: Nga më shumë se një milion të burgosur, vetëm rreth 7,000 i mbijetuan Aushvicit. "Është një pikë në oqeanin e jetëve njerëzore që nuk filloi, nuk lulëzoi, nuk vazhdoi kurrë."

Së fundi, ajo tregoi edhe për gjestin simbolik të solidaritetit. "Me kolegen nga Sllovenia (Natasha Pirc Musar) dhe kolegun tim nga Mali i Zi (Jakov Milatoviq), vendosëm t'i ndezim qirinjtë së bashku, sepse rajonalisht na ka lidhur pikëllimi", përfundoi Siljanovska-Davkova. sa/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR