• e premte, 05 dhjetor 2025

Siljanovska-Davkova: "Dasma e Galiçnikut" e pasqyron traditën dhe kulturën popullore të Maqedonisë

Siljanovska-Davkova:

Shkup, 13 korrik 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova edhe këtë vit mori pjesë në "Dasmën e galiçnikut", duke i ndjekur ritet dasmore që e pasqyrojnë traditën dhe kulturën popullroe shekullore të Maqedonisë, si pjesë të pandashme të identitetit nacional maqedonas.

Siç informoi Kabineti i saj, Siljanovska-Davkova, duke ua uruar martesën çiftit të këtij viti, Liljana Mihajlloska dhe Jovan Filiposki, u dëshiroi jetë të lumtur të prëbashkët, përplot me dashuri, mirëkuptim dhe fëmijë dhe u dhuroi "një rrip të Galiçnikut" me motive të veshjes kombëtare, karakteristik për fshatin Galiçnik.

Siljanovska-Davkova shprehi kënaqësi nga vazhdimësia e "Dasmës së Galiçnikut", duke theksuar se përmes saj, jo vetëm që kultivohen traditat maqedonase, por promovohen para botës.

 

"Dasma e Galiçnikut" jo rastësisht mbahet rreth Ditës së Petrit, kur në të kaluarën mërgimtarët ktheheshin në shtëpi për shkak të martesës dhe për një ditë bëheshin disa kurorëzime.

Vendosja e djeshme e flamurit të dasmës dhe aktit simbolik të "hedhje" së pushkës nga shtëpia e dhëndrit edhe këtë vit e shënuan fillimin e dasmës. Pas kurorëzimit të të rinjve në tempullin "Shën apostujt Pjetri dhe Pali", vazhduan zakonet dasmore.

"I ndodhur në një bukuri të jashtëzakonshme natyrore, me arkitekturë unikate dhe histori të lashtë, Galiçniku mund të jetë magnet i vërtetë për të gjithë të cilët dëshirojnë për një moment të ikin nga kaosi urban, në gjurmim të magjisë së paqes, qetësisë dhe bukurisë së papërsëritshme të së kaluarës. Presidentja theksoi se duhet të bëjmë më shumë, të bëjmë gjëra që nuk do të reduktohen vetëm me ardhjen kur bëhet martesa, por diçka që do ta bëjë Galiçnikun  të gjallë për tërë vitin. Ky manifestim unikat kulturor me dekada mbahet nën patronatin e presidentit të shtetit", qëndron në kumtesë. ab/

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova

QËNDRONI TË LIDHUR