• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Siljanovska - Davkova vendosi kurora me lule në varrezat e presidentit Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit

Siljanovska - Davkova vendosi kurora me lule në varrezat e presidentit Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit

Shkup, 26 shkurt 2025 (MIA) – Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova vendosi kurora me lule të freskëta në varrin e presidentit Boris Trajkovski në Alenë e kolosëve në varrezat e qytetit “Butel” në Shkup, me rastin e shënimit të 21-vjetorit të vdekjes së presidentit Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit në aksidentin e aeroplanit në Rotimle në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës. 

Siç informon Kabineti i presidentes, Siljanovska – Davkova vendosi kurora me lule të freskëta edhe në varrezat e anëtarëve të ndjerë të delegacionit: Dimka Ilkova – Boshkoviq, Risto Bllazhevski, Mile Kërstevski, Marko Markovski dhe Branko Ivanovski në varrezat “Butel” në Shkup. 

“Delegacione të Kabinetit të Presidentes vendosën kurora me lule të freskëta në varrezat e Anita Krishan – Llozanovska në varrezat në Veles, të Boris Velinov në varrezat në lagjen Ilinden dhe të Ace Bozhinovski në varrezat në Bardovcë”, njoftoi Kabineti i Siljanovska – Davkova. fc/

Fotografia: Kabineti i Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR