• e premte, 20 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova për MIA-n: Ndarjet në botë janë të dukshme, çështja kryesore është qëndrimi ndaj luftërave

Siljanovska Davkova për MIA-n: Ndarjet në botë janë të dukshme, çështja kryesore është qëndrimi ndaj luftërave

Nju Jork, 25 shtator 2024 (MIA) – Ndarjet e thella mes kombeve brenda Asamblesë së Përgjithshme janë të dukshme dhe ato vetëm pasqyrojnë ndarjen reale që ekziston sot në botë. Sot, si Asambleja e Përgjithshme ashtu edhe bota po përballen me një katarsis. Ky është momenti apo thirrja e fundit para festimit të 80 vjetorit të OKB-së. Pse po e them këtë? Sepse OKB-ja është krijuar në vitin 1945 si projekt themelor i paqes dhe projekt antikolonial, kurse sot jemi të përballur me luftë, thotë në intervistën për MIA-n presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila kryeson delegacionin e Maqedonisë në Asamblenë e 79-të të OKB-së.

"Pra, OKB-ja duhet të përballet me nevojën e reformave themelore, institucionale, funksionale, përkatësisht në procesin e vendimmarrjes, por më së shumti në përfshirjen e të gjithë anëtarëve të OKB-së në marrjen e vendimeve kyçe. Më radikalet apo më të rreptat, në mesin e të cilëve jam edhe unë, duhet të them, besojnë se ndryshimet dekorative nuk do ta zgjasin jetën e OKB-së, tha presidentja Siljanovska Davkova.

Nuk beson se ato reforma do të fillojnë së shpejti, duke theksuar se shumë liderë kanë kërkuar reforma serioze, por ajo që e thelloi ndarjen ishte çështja kryesore – qëndrimi ndaj luftërave.

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Asamblenë e Përgjithshme është nesër pasdite me orën e Maqedonisë. Ajo thotë se mesazhin e saj do ta përcjell në gjuhën maqedonase dhe se ndër të tjera do të kujtojë vendosmërinë tonë për paqe, dialog dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare.

-Në fakt, do ta zhvilloj edhe më tutje, sepse nesër do të kem 15 minuta kohë, nesër në gjuhën maqedonase. Pardje folëm për të ardhmen e botës, por tani e dua të ardhmen e botës përmes fjalës maqedonase. Kështu që unë do t'i zhvilloj tezat bazë - do t'u kujtoj historinë e trishtë maqedonase në krijimin e së cilës mori pjesë OKB-ja, përmes gjithçkaje që kaluam, do t'u kujtoj vendosmërinë tonë paqësore, përmes dialogut gjithmonë të respektohet dhe të respektojmë të drejtën ndërkombëtare. Do të theksoj problemet themelore të njerëzimit, por tani me argumentim më të madh, për paqen, për sigurinë, kemi Këshill të Sigurimit, por mjedisi është i pasigurt, kudo, madje edhe këtu në Nju Jork", thotë presidentja Siljanovska Davkova.

Në intervistën për MIA-n të dhënë në Nju-Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në mes të dy takimeve, presidenti u përgjigjet edhe pyetjeve nëse ne si shtet i vogël duhet të ndryshojmë qëndrimin tonë duke marrë parasysh të gjitha ndryshimet që vijnë me trendet globale duke përfshirë dhe luftërat, për atë se cili është qëndrimi i saj për propozimin francez plus, për Këshillin e Sigurimit, por edhe për takimin me diasporën dhe për formimin e këshillave për të rinjë dhe diasporës. ls/

Foto: Kabineti i presidentes 

 

QËNDRONI TË LIDHUR