Siljanovska - Davkova: Nuk duhet të problematizohen vendimet e Dukovskës, megjithatë nuk mund të mbetet në Gjykatën kushtetuese një person i zgjedhur në mënyrë joligjore
- Nuk do të duhej të problematizoheshin vendimet të cilat i ka sjellë gjykatësja kushtetuese Elizabeta Dukovska gjatë dy viteve të kaluara, megjithatë nuk mund të mbetet në Gjykatën kushtetuese një person që është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, madje nëse doni, edhe mënyrë joligjore, vlerësoi sot presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova në promovimin e "Vetëvlerësimit gjinor dhe Planit gjinor të aksionit 2024-2028" të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:15, 20 maj, 2025
Shkup, 20 maj 2025 (MIA) - Nuk do të duhej të problematizoheshin vendimet të cilat i ka sjellë gjykatësja kushtetuese Elizabeta Dukovska gjatë dy viteve të kaluara, megjithatë nuk mund të mbetet në Gjykatën kushtetuese një person që është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, madje nëse doni, edhe mënyrë joligjore, vlerësoi sot presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova në promovimin e "Vetëvlerësimit gjinor dhe Planit gjinor të aksionit 2024-2028" të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës.
Në pyetjen e gazetarëve lidhur me vendimin e Gjykatës themelore për anulim të zgjedhjes së gjykatëses kushtetuese Dukovska, presidentja thotë "çfarë është ajo garë nëse kemi disa kandidatë, ndërsa nëse dikush vendosë se ka përfunduar beteja që para se të fillojë".
"Dje diskutuam me një kolegë, ekspert i shquar nga fusha jonë, profesor grek, ai thotë si edhe kolegja jonë Ana Pavllova - Daneva se tani nuk do të duhej të problematizohen vendimet, megjithatë nuk mund të mbetet në Gjykatën kushtetuese një person i cili është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, madje edhe mënyrë joligjore. Çfarë është ajo arë nëse keni disa kandidatë, ndërsa dikush vendosë se ka përfunduar beteja që para se të fillojë. Ato janë vërejtje që neve na shtyjnë sistemin ta rimendojmë me të vërtetë nëse dëshirojmë Gjykata kushtetuese që do të jetë baraspeshë e autoriteteve tët reta. ky është leksion edhe prë deputetët, sepse ata i përfaqësojnë qytetarët dhe votojnë me bindje të vet, por në politikën e kufijve të së drejtës. E tillë nuk ishte ajo", përfundoi Siëjanovska - Davkova.
Theksoi se që nga pozita e deputetit nga radhët e VMRO-DPMNE-së së atëhershme opozitare e ka kritikuar zgjedhjen e Dukovskës, sepse ishte në kundërshtim me Kushtetutën.
Gjykata kushtetuese vendimin e këtillë e solli pas dy viteve nga zgjehdja e Dukovskës, e xila fillimisht ishte zgjehdur në Këshillin gjyqësor me mbështetje prej 11 votave dhe dy "kundër", ndërkaq më pas edhe zyrtarisht e votuar në shtëpinë ligjvënëse, në prill të vitit 2023. Krahas Dukovskës, ishin propozuar edhe dy kandidate të cilat i përmbushnin kushtet. VMRO-DPMNE-ja e atëhershme opozitare akuzonte se me zgjedhjen e Dukovskës, Këshili gjyqësor e shkelë Kushtetutën sepse nuk i ka vendosur në votim dy kandidatët e tjerë, prëderisa, anëtari ia tëhershëm i Këshillit gjyqësor, Zoran Gerasimovski para deputetëve tha se Këshilli gjyqësor nuk i ëlshtë qasur votimit për dy kandidatët e tjerë, sepse "ligji nuk parasheh se për një kandidat do të konstatohet propozimi i cili ka marrë më së shumti vota, por votimit të radhës konstatohet ai i cili e ka marrë shumicën e nevojshme, dhe ajo është së paku tetë vota nga anëtarët e Këshillit për të drejtë vote".
Arsyeja për të cilën Gjykata themelore e anuloi vendimin për zgjedhje është zbatuar në mënyrë jo të rregullt nga ana e Këshillit gjyqësor që nuk i ka shqyrtuar të gjithë kandidatët njejtë dhe nuk i ka respektuar kriteret nga Ligji për këshillin gjyqësor. Në aktvendim është cekur se Këshilli gjyqësor ka sjellë vendim për zgjedhje të gjykatësit të Gjykatës kushtetuese pa shqyrtim të plotë të të gjithë kandidatëve të propozuar. Për shkak të mungesës së materialeve dhe të dhënave për kandidatët, anëtarët e Këshillit nuk kanë mundur të bëjnë analizë të hollësishme të profesionalizmit të tyre dhe kontributit në teorinë juridike. Edhe pse Ligji për këshill gjyqësor kërkon përmbushje të kritereve konkrete për zgjedhje, ata nuk ishin formalisht të kontrolluar para votimit. ab/
Foto: МIА