Siljanovska - Davkova: Neve askush nuk na çliroi dhe askush nuk na e dhuroi shtetin, prandaj nuk duhet të lejojmë revizionizëm historik
- Neve askush nuk na çliroi, vetë jemi çliruar me ndihmën e mbi 110 mijë nga Ushtria nacionalçlirimtare popullore për Maqedoninë. Neve askush nuk na e dhuroi shtetin, vetë luftuam për të. Për ne Lufta antifashiste ishte njëherësh edhe Luftë nacionalçlirimtare në të cilën dhamë 24 mijë viktima, prandaj nuk duhet të lejojmë revizionizmin historik dhe relativizimin e luftës nacionalçlirimtare dhe antifashiste, sepse kjo do të minonte themelet e Ilindenit dhe antifashiste mbi të cilat është ndërtuar shteti i Maqedonisë, porositi presidentja e shtetit Gordana Siljanovska - Davkova në Muzeun e luftës maqedonase me rastin e Ditës së kryengritjes popullore - 11 Tetori.
- Post By Fami Bajrami
- 15:40, 11 tetor, 2024
Shkup, 11 tetor 2024 (MIA) - Neve askush nuk na çliroi, vetë jemi çliruar me ndihmën e mbi 110 mijë nga Ushtria nacionalçlirimtare popullore për Maqedoninë. Neve askush nuk na e dhuroi shtetin, vetë luftuam për të. Për ne Lufta antifashiste ishte njëherësh edhe Luftë nacionalçlirimtare në të cilën dhamë 24 mijë viktima, prandaj nuk duhet të lejojmë revizionizmin historik dhe relativizimin e luftës nacionalçlirimtare dhe antifashiste, sepse kjo do të minonte themelet e Ilindenit dhe antifashiste mbi të cilat është ndërtuar shteti i Maqedonisë, porositi presidentja e shtetit Gordana Siljanovska - Davkova në Muzeun e luftës maqedonase me rastin e Ditës së kryengritjes popullore - 11 Tetori.
Presidentja Siljanovska - Davkova në fjalimin e saj theksoi se 11 Tetori është dita kur populli maqedonas pa hezitim zgjodhi anën e duhur në luftën më të madhe në historinë e njerëzimit dhe siç tha ajo, "nuk është rastësi që shteti i Maqedonisë për të cilin u flijian Ilindenasit për të cilin luftuan antifashistët, vazhdon prej 80 vitesh”.
"Më 11 tetor 1941, populli i Maqedonisë arriti të drejtën njerëzore për t'i rezistuar shtypjes, padrejtësisë dhe okupimit dhe guximshëm, pa hezitim zgjodhi anën e duhur në luftën më të madhe në historinë e njerëzimit. 11 Tetori është dita kur me guxim dhe vendosmëri iu bashkuam koalicionit antifashist të popujve mendjehapur dhe liridashës. Lufta heroike kundër fashizmit na bashkoi, na rilindi dhe na dha legjitimitet si komb që të krijojmë shtetin e lirë të Maqedonisë në mbledhjen e parë të KAÇKM-së. Si një nga triumfet më të mëdha demokratike të njerëzimit, antifashizmi na mundësoi që në skenën historike të veprojmë të barabartë dhe me ndërgjegje të pastër për të marrë pjesë në rindërtimin e botës së shkatërruar. Nuk është rastësi që shteti i Maqedonisë për të cilin u flijuan Ilindenasit dhe për të cilin luftuan antifashistët, zgjat tashmë për 80 vite", tha Siljanovska-Davkova.
Himni i Maqedonisë, shtoi ajo, simbolizon luftën e pandalshme për drejtësi dhe siç shton, “solli vazhdimësinë me Ilindenin, duke paralajmëruar lirinë e Maqedonisë”.
Ajo thotë se çdo gjeneratë e re përballet me sfida të reja, ndërsa sakrificë më të madhe, "duhet ta japin ata që kanë përgjegjësi më të madhe dhe duhet të luftohet përsëri për këto vlera”.
"Çdo brez i ri përballet me sfida të reja dhe duhet të luftojë për këto vlera të larta dhe t'i përvetësojë ato. Çdo gjeneratë e re, përfshirë edhe tonën, duhet të japë sakrificën e vet për lirinë dhe drejtësinë, sepse vetëm sakrifica na bën të vetëdijshëm për vlerën e tyre, ndërsa sakrificën më të madhe duhet ta japin ata që kanë përgjegjësi më të madhe, pra politikanët e zgjedhur nga qytetarët që t'i përfaqësojnë dhe me shembullin e tyre personal të luftojnë për interesat kombëtare dhe shtetërore", theksoi Siljanovska - Davkova.
Në Akademinë solemne me rastin e Ditës së kryengritjes popullore - 11 Tetori, morën pjesë edhe kryeministri Hristian Mickoski, ministra, deputetë dhe përfaqësues të korit diplomatik.
Foto: MIA