• e shtunë, 14 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova në Nju Jork takoi administratorin e UNDP-së, Ahim Shtajner

Siljanovska Davkova në Nju Jork takoi administratorin e UNDP-së, Ahim Shtajner

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Nju Jork në kuadër të vizitës së saj në SHBA me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e përgjithshme të 79-të të Kombeve të Bashkuara u takua me Ahim Shtajner, administrator i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Në takim, siç ka kumtuar kabineti i presidentit, është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe aktivitetet e UNDP-së që realizohen në vend përmes partneritetit me institucionet e Maqedonisë, komunat dhe shoqërinë civile.

Presidentja Siljanovska Davkova falënderoi UNDP-në për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se mbështetja është e rëndësishme për rrugën eurointegruese të Maqedonisë si dhe krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse në fusha të ndryshme.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për rrjedhën e deritanishme të aktiviteteve të ndërsjella konform prioriteteve kombëtare të Maqedonisë, të bazuara në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe konform procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Foto: Kabineti i presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR