Siljanovska Davkova me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara: Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat duhet të vlejë edhe për personat me aftësi të kufizuara
- Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara na kujton detyrimin tonë që të mdërtojmë një shoqëri me mundësi të barabarta, ku mbështetja dhe mirëkuptimi janë baza e përkushtimit të përditshëm për integrimin e personave të cilët aftësitë e tyre i shprehin në mënyrë të ndryshme, por aq domethënëse, thuhet në mesazhin e presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, me rastin e 3 Dhjetorit - Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:40, 3 dhjetor, 2024
Shkup, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara na kujton detyrimin tonë që të mdërtojmë një shoqëri me mundësi të barabarta, ku mbështetja dhe mirëkuptimi janë baza e përkushtimit të përditshëm për integrimin e personave të cilët aftësitë e tyre i shprehin në mënyrë të ndryshme, por aq domethënëse, thuhet në mesazhin e presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, me rastin e 3 Dhjetorit - Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Këta persona, nënvizohet, janë pjesë përbërëse e mozaikut madhështor të shoqërisë sonë.
Me mënyrat unike të manifestimit të njohurisë, energjisë, krijimtarisë dhe talentit, theksohet në mesazh, rrezatojnë vlera të paçmueshme dhe i japin një dimension të veçantë përditshmërisë sonë. Dukshmëria dhe përfshirja e tyre aktive në proceset vendimmarrëse është e nevojshme, sepse askush nuk mund t'i përfaqësojë interesat e tyre më mirë dhe më të fortë se ata.
"Humanizmi dhe solidariteti, vlerat themelore të rendit kushtetues, na detyrojnë ta shohim diversitetin si burim fuqie dhe përparimi, e jo si kufizim. Maqedonia, si shtet social, vizionin e saj e mbështet në postulatet e barazisë dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët. Prandaj, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat duhet të vlejë edhe për personat me aftësi të kufizuara", thotë në mesazh presidentja Siljanovska Davkova.
Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, të cilën shteti ynë e ka nënshkruar dhe ratifikuar, është jo vetëm një dokument ligjor, por edhe një zotim për përfshirjen e plotë dhe pjesëmarrjen aktive të këtyre personave në të gjitha sferat e jetës shoqërore.
Ajo porositi që 3 Dhjetori të jetë një simbol i shpresës dhe një thirrje për të krijuar një komunitet gjithëpërfshirës, ku çdo zë do të dëgjohe, do të mbrohet çdo e drejtë dhe çdo mundësi e disponueshme për të gjithë.
"Vetëm kështu, Maqedonia do të jetë vend i denjë për të jetuar, vend prosperues dhe shtëpi e qytetarëve të lumtur dhe dinjitoz!", theksohet në mesazhin e Presidentes Siljanovska Davkova për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Foto: Arkivi i MIA-s