• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Siljanovska Davkova: Gjuha maqedonase legjitimon identitetin maqedonas dhe është e drejta jonë natyrore dhe themelore njerëzore

Siljanovska Davkova: Gjuha maqedonase legjitimon identitetin maqedonas dhe është e drejta jonë natyrore dhe themelore njerëzore

Shkup, 5 maj 2025 (MIA) - Gjuha maqedonase legjitimon identitetin maqedonas. Gjuha maqedonase është e drejta jonë natyrore dhe themelore njerëzore dhe roje e kujtesës sonë kolektive. Me një mendim të tillë, në një nga tekstet e tij, Petre M. Andreevski thekson se "duke mbrojtur gjuhën, ne mbrojmë jetën tonë dhe emrin tonë të përbashkët, atdheun tonë të përbashkët. Ne po mbrojmë, në fakt, gjënë më sublime - pavarësinë tonë, lirinë tonë dhe së bashku me to, të ardhmen tonë", porositi presidentja Gordana Siljanovska Davkova e cila është njëherësh organizatore e Akademisë solemne me rastin e 80 vjetorit nga kodifikimi i gjuhës standarde maqedonase në ASHAM.

Ajo kujtoi se më 5 maj 1945 në faqet e gazetës sonë të parë të përditshme "Nova Makedonija" është publikuar vendimi i qeverisë së atëhershme popullore të Maqedonisë për alfabetin maqedonas. Një muaj më vonë, më 7 qershor u miratua drejtshkrimi maqedonas. Këto vendime përfunduan procesin e gjatë të formësimit dhe kodifikimit të gjuhës letrare maqedonase.

"Por nuk mund të kodifikosh një gjuhë që nuk ekziston. Mund të kodifikosh vetëm një gjuhë ekzistuese. Rrugën që ka kaluar gjuha maqedonase që nga fillimi i saj në agimin e shkrim-leximit deri në kodifikimin e saj përfundimtar letrar në shumë raste ngjason me atë që kanë kaluar gjuhët e tjera letrare. Duke ndjekur këtë do të shohim se ajo rrugë ka kaluar nëpër labirintin e redaktimeve mesjetare, duke hapur rrugën e saj nëpër shekujt e gjatë të krijimtarisë popullore që u mblodh nga rilindësit Milladinovi dhe Cepenkov. Gjatë rrugës, hasim mësimet morale të Kërçovskit dhe Pejçinoviqit, tekstet shkollore të Zografskit, Shapkarevit dhe Maçukovskit, predikimet e Përliçevit dhe fjalorët e Pulevskit. Duke ndjekur këtë rrugë ne ecim me Shoqërinë e re letrare maqedonase dhe Miqësinë shkencore dhe letrare maqedonase të Çupovskit për t'u takuar më në fund me veprën monumentale të gjeniut tonë më të madh linguistik, Kërste Petkov Misirkov", tha Siljanovska Davkova.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR