• e premte, 05 dhjetor 2025

Siljanovska Davkova: Edhe Papa Leoni i 14-të dhe presidenti i Italisë janë miqtë tanë të mëdhenj

Siljanovska Davkova: Edhe Papa Leoni i 14-të dhe presidenti i Italisë janë miqtë tanë të mëdhenj

Shkup, 26 maj 2025 (MIA) - Edhe Papa Leoni i 14-të, edhe presidenti i Italisë, Serxho Matarela thanë se kanë qenë dhe do të mbeten miqtë tanë dhe se në rrugën e procesit eurointegrues nuk do t'i harrojnë proceset e Bashkimit Evropian, deklaroi presidentja e Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova pas përfundimit të audiencës dhe takimit me presidentin italian në kuadër të vizitës në Romë dhe Vatikan. 

Ajo, siç tha, gjatë takimeve ka rikujtuar këto parime, sepse, siç theksoi Bashkimi Evropian pa parime dhe vlera nuk mund të jetë një filozofi, një bashkësi prestigjioze dhe frymëzuese. Siç raportoi korrespondentja e MIA-s, presidentja e Maqedonisë ka kujtuar edhe nevojën për të dialoguar në mënyrë të civilizuar me fqinjët, në këtë rast me Bullgarinë dhe për të gjetur një zgjidhje për problemin. 

Presidentja Siljanovska Davkoa paradite, në kuadër të vizitës në Romë dhe Vatikan me rastin e shënimit të Ditës së iluministëve mbarësllovenë, ka pasur një audiencë te Papa Françesku, të cilit i dhuroi gdhendje të thellë me motiv "Rrushi", ndërsa ai i dhuroi një figur gruaje simbol i drejtësisë (Justicia). 

Më pas, presidentja Siljanovska Davkova ka realizuar takim me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin.

Dhurata për kardinalin Parolin ishte Maska rituale prej ari, e cila është pjesë e objekteve të pasura të përdorura si mbulesë trupi në ritualet e varrimit. 

Më pas, presidenta e Maqedonisë u drejtua në pallatin presidencial ku zhvilloi takim me presidentin e Italislë, Serxho Matarela. qa/

Foto: MIA/EPA 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR