• e premte, 05 dhjetor 2025

Siljanovska - Davkova do të marrë pjesë në Konferencën e 4-t Ndërkombëtare për Financim të Zhvillimit në Seviljë

Siljanovska - Davkova do të marrë pjesë në Konferencën e 4-t Ndërkombëtare për Financim të Zhvillimit në Seviljë

Shkup, 29 qershor 2025 (MIA) – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova prej sot do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës dhe do të mbajë fjalim në sesionin e parë plenar në Konferencën e 4-t Ndërkombëtare për Financim të Zhvillimit (FfD4), e cila nën patronazhin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbahet në Seviljë. 

Siç bënë të ditur nga kabineti i Siljanovska – Davkova, sonte, ajo do të marrë pjesë në pritjen zyrtare, të cilën për shefat e delegacioneve, e organizon mbreti i Spanjës, Felipe VI dhe mbretëresha Leticia. 

“Qëllimi i tubimit të liderëve është gjetja e zgjidhjeve për përballje me sfidat financiare në përmbushjen e Qëllimeve për zhvillimin e qëndrueshëm dhe Agjendës 2030, reformimi i arkitekturës ndërkombëtare financiare dhe nxitja e investimeve nga ana e sektorit privat”, qëndron në kumtesë. 

Në Konferencën, në të cilën është paralajmëruar pjesëmarrje e pesëdhjetë shefave të shteteve dhe qeverive, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të bashkësive të biznesit dhe shoqërisë civile, duhet të miratohet “Marrëveshja nga Sevilja”. 

Në kuadër të vizitës, është paraparë që presidentja Siljanovska – Davkova të mbajë takim dypalësh me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sançez. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR