• e hënë, 23 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova dhe Angellov biseduan për domosdoshmërinë për reforma në sistemin për menaxhim me kriza

Siljanovska Davkova dhe Angellov biseduan për domosdoshmërinë për reforma në sistemin për menaxhim me kriza

Shkup, 3 shtator 2024 (MIA) - Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova sot e priti drejtorin e Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov. Në takim, informuan nga Kabineti i presidentes, u bisedua për domsodoshmërinë për reforma në sistemin për menaxhim me kriza, nevojën për ndryshime të Ligjit për menaxhim me kriza, si dhe për vendimin qeveritar për bashkim të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Qendrës për menaxhim me kriza.

Drejori i Qendrës për menaxhim me kriza Angellov, presidenten e njoftoi me problemet sistematike dhe mangësitë me të cialt përballen, joefikasitetin dhe përputhjen e kompetencavr të tyre me funksionet e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH).

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se zjarret që e kapluan vendin i konfirmuan mangësitë kritike në sistemin për menaxhim me kriza, dhe e cekën nevojën e e pashtyeshme për riorganizim thelbësor dhe reforma gjithpërfshirëse, që është me rëndësi kyçe për përballje efikase dhe rreagim adekuat me gjendjet e krizës.

Në takim, ceket në kumtesë, ishte potencuar edhe rëndësia për koordinim të mëtutjeshëm dhe bashkëpunim mes presidentes, Qeverisë, Armatës dhe të gjitha institucioneve relevante vendore dhe ndërkombëtare me qëllim të veprimit me kohë dhe adekuat në kushte të gjendjes së krizës.

Drejtori Angellov në takim informoi edhe për gjendjet rrjedhëse me zjarret, si dhe për masat dhe aktivitetet të cialt po ndërmerren për vënien e tyre nën kontroll dhe shuarje. ab/

Foto: Kabineti i presidentes Siljanovska Davkovaна претседателката Сиљановска Давкова

QËNDRONI TË LIDHUR