• e premte, 05 dhjetor 2025

Siljanovska - Davkova: Besoj në përkushtimin dhe përgjegjësinë e Kroacisë dhe Sllovenisë drejt rajonit dhe pres hap para drejt BE-së

Siljanovska - Davkova: Besoj në përkushtimin dhe përgjegjësinë e Kroacisë dhe Sllovenisë drejt rajonit dhe pres hap para drejt BE-së

Shkup, 6 tetor 2025 (MIA) – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova sot foli në takimin vjetor të vendeve pjesëmarrëse në “Procesin Bërdo – Brioni”, i cili u mbajt në Durrës të Shqipërisë. 

Siç informojnë nga Kabineti i presidentes, duke vënë në dukje paqëndrueshmërinë e pritjes së gjatë të Ballkanit Perëndimor në portat e Brukselit, për shkak të nevojës urgjente për të zgjeruar BE-në me të gjitha vendet evropiane me qëllim forcimin e rolit të saj, si dhe për të rritur rezistencën ndaj ndikimeve të palëve të treta, Siljanovska-Davkova theksoi se është cinizëm dhe hipokrizi t'i kërkosh dikujt të jetë rezistent ndaj ndikimeve të palëve të treta, duke e lënë atë në portat e Bashkimit Evropian.

Presidentja potencoi se këtë vit, për dallim nga viti i kaluar, Deklarata është miratuar me konsensus të liderëve të vendeve pjesëmarrësve në “Procesin Bërdo – Brioni”.  

Për të, siç bëhet e ditur në kumtesë, bashkëpunimi është i nevojshëm për shkak të zgjidhjes të problemeve të përbashkëta, si – eksodi i të rinjve, rreziku nga stagnimi i ekonomisë dhe tejkalimi i sfidave të sigurisë. 

“Besoj në vullnetin e mirë, besoj në qëllimet e mira, besoj në përkushtimin e Kroacisë dhe Sllovenisë në procesin dhe përgjegjësinë e tyre të veçantë drejt rajonit dhe rrugëtimin e tyre të përshpejtuar drejt BE-së, ka përfunduar presidentja Siljanovska – Davkova. 

Nismëtarë të “Procesit Bërdo – Brioni” janë Republika e Kroacisë dhe Republika e Sllovenisë. Në proces, përveç neve, janë përfshirë edhe Republika Mali i Zi, Republika e Serbisë, Republika e Shqipërisë, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova. 

Presidentët e këtyre vendeve takohen të paktën një herë në vit. Takimi i ardhshëm do të mbahet në Republikën e Kroacisë. fc/

Foto: Kabineti i Gordana Siljanovska - Davkova

 

QËNDRONI TË LIDHUR