• e premte, 05 dhjetor 2025

Siljanovska Davkova - Begaj në Durrës: Vendet anëtare të BE-së dëshirojnë shumë shpejtë të shohin rajonin në kuadër të BE-së

Siljanovska Davkova - Begaj në Durrës: Vendet anëtare të BE-së dëshirojnë shumë shpejtë të shohin rajonin në kuadër të BE-së

Shkup, 6 tetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në margjinat e takimit të vendeve pjesëmarrëse në "Procesin Bërdo-Brioni", zhvilloi takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në të cilin përshëndeti progresin e vendit në procesin e integrimit në BE dhe hapjen e klasterit të pestë nga gjithsej gjashtë. 

Siç kumtohet nga Kabineti i presidentes Siljanovska-Davkova, në takim u diskutua rrjedha aktuale e negociatave midis Shqipërisë dhe Unionit dhe mënyra e menaxhimit të tyre. 

"Presidenti Begaj theksoi se disa nga shtetet anëtare të Unionit duan ta shohin rajonin brenda BE-së shumë shpejt", theksohet në kumtesë. 

Ai shprehu gatishmëri për ndihmë dhe mbështetje në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë, duke shtuar se anëtarësimi në BE garanton sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përforcimin e kapacitetit demokratik.

Në takim u konfirmua nevoja për të nxitur partneritetin e ndërsjellë në një nivel shumëpalësh, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat. rq/

Foto: Kabineti i presidentes

QËNDRONI TË LIDHUR